Mjekësi/ Diabeti, 10 udhëzimet si duhet të ushqehemi për të mbajtur nën kontroll sëmundjen e si të evitoni dhimbjen e veshkave

21
Sigal

Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë i glukozës (osesheqerit) në gjak. Ky nivel i lartë i glukozës shkaktohet nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Nga studimet mjekësore ende nuk dihet me saktësi
përse ndodh një gjë e tillë. Për këtë arsye e kanë quajtur shkakun: sindromax. Por, përgjithësisht besohet se faktorët kryesorë janë gjenet e predispozuara, ushqim jo
i shëndetshëm, mungesa e aktiviteteve fizike, mbipesha etj.. Në varësi të shkakut ka lloje të ndryshmediabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet më të zakonshme janë: 1. Diabeti tipi Irë (quhej më parë diabet të rinjsh ose diabet që varet nga insulina) karakterizohet nga rënia ose mungesa e prodhimit të insulinës. 2. Diabeti tipi të II-të ( quhej më parë
diabet të rriturish, diabet që lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabet jo insulinor), që karakterizohet nga rezistenca (qëndrueshmëria) e indeve trupore kundër veprimit insulinor. Megjithëse, zvogëlon tretjen e insulinës mund të ndodhë edhe bashkëjetesa me
të. 3. Diabeti i shtatzënisë. Është i përkohshëm, zakonisht mbase lindjes niveli i glukozës në gjak kthehet në normalitet. Diabeti i tipit parë prek zakonisht moshat e reja, njihet edhe si diabet që s’trajtohet dot pa insulinë (angl: insulin dependent diabetes mellitus). Shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të ishujve të Langerhansit prej sistemit imun. Shenjat dhe simptomat hershme të këtij diabeti janë të ndryshme, veçanërisht të tipit dytë mund të
jenë suptile apo në dukje të parrezikshme, nëse paraqitet ndonjë prej tyre. Mund ta keni diabetin me muaj, apo madje me vite dhe Diabeti, sëmundja e sheqerit në gjak të mos keni asnjë simptomë të diabetit. Të kuptuarit të simptomave të mundshme të diabetit mund të çojnë deri te diagnostikimi dhe shërimi i hershëm. Nëse keni cilëndo nga shenjat dhe simptoma të diabetit si në vazhdim, duhet të drejtoheni te mjeku. Pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë, ka mjegullim të shikimit, acarim dhe skuqe
të mishrave të dhëmbëve, mund të ketë dhe kriza të ketoacidozës diabetike. Glukoza është mbi 200 mg/dl dhe glukoza esëll është mbi 125 mg/dl. Ky tip diabeti trajtohet me insulinë. Diapeti i tipit të dytë prek zakonisht moshat e rritura, të sëmurët shpesh kanë histori familjare me këtë sëmundje. Njihet edhe si diabet që nuk varet nga insulina. Shkaktohet nga
mosfunksionimi i mirë i qelizave beta, ose nga rezistenca e indeve ndaj insulinës. Ishujt e Langerhansit fillimisht përpiqen të kapërcejnë rezistencën periferike ndaj insulinës duke prodhuar më shumë insulinë. Me kalimin e kohës, ishujt e Langerhansit bëhen të paaftë për të prodhuar insulinë (plaken para kohe). Shenjat dhe simptomat e diabetit të tipit të dytë janë: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje. Glukoza është mbi 200 mg/dl dhe esëll mbi 125
Trajtimi
Dieta është shumë e rëndësishme. Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën, duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit). Gjithashtu, Hipoglicemikët oralë përdoren për trajtimin e diabetit tip të dytë, por jo për diabetin tipi të parë. Insulina përdoret edhe me diabetin tip të parë nëse sëmundja nuk i përgjigjet trajtimit me hipoglicemikë oralë .

-Si të mbrojmë sytë kur jemi para kompjuterit

Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt
i errët.
-Të mos ketë reflekse në ekran.
– Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen
në vlera mesatare.
– Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.
– Mundësisht të përdoret filtër për ekranin
kundër reflekseve.
– Të shpluhuroset shpesh ekrani.
– Gjatë punës para kompjuterit është mirë qëdisa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani
përreth një minutë.
– Të rrotullohen sytë në ambientin përreth osetë paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej
15 minutash.

Dhjetë këshilla;si të hamë dhe tëkujdesemi përnivelin e gkukozës
1. hani tre vakte në ditë duke mbajturprogramin e tre vaktevekryesore si dhe dy snack,
mbajmë në kontroll oniksin, por dhe nivelin e glukozës në gjak.
2. përfshini ushqime me karbohidrate në çdo vakte,si: bukë e zezë, makarona, patate, oriz,drithëra. Sasia e karbohidrateve është e rëndësishme për të mbajtur në kontroll nivelin e glukozës. Përfshini ushqime me indeks të ulet glikemik (ushqime që treten me
ngadalë dhe nuk ndikojnë shumë në nivelin e glukozës
3. Ulni sasinë e yndyrave, sidomos dhjamërat, duke ditur se janë burim i madh kalorish,
duke ngrënë më pak bini në peshë në qoftë se është e nevojshme.
4. Hani më shume fruta dhe perime. Të paktën pesë racione në ditë ju pajisin me vitamina,
minerale, fibra ju ndihmon të mbani një dietë të balancuar
5. Përdorni fasule ose fasule jeshile. Kanë ndikim të vogël në nivelin e glukozës dhe ju
ndihmojnë të mbani në kontroll yndyrat e gjakut
6. Përdorni dy racione peshku në jave, si: skubri , sardele të cilat kane një lloje yndyre të
pa lyrosur, e quajtur omega- 3, e cila mbron nga sëmundjet e zemrës.
7. Kufizoni sheqerin si dhe ushqime me sheqer. Sheqeri mund të përdoret në ushqime
dhe në gatime si pjesë e një diete të shëndetshme
8. Pakësoni kripën që të ulni tensionin
9. Pakësoni alkoolin. Një racion për gratë dhe dy racione për burrat maksimum. Alkooli ka kalori boshe dhe në qoftë se doni të bini në peshë duhet ta pakësoni. Mos pini me stomakun
boshë sepse mund të ju shkaktoj hipoglikemi (niveli i ulët i gjakut)
10. Aktivitet fizik në palestër apo në rrugë, ecje 30 min çdo ditë ndihmojnë të bini në peshë dhe të mbani nivelin e glukozës. Dieta më e mirë dhe e vetmja me rezultate reale dhe të
përhershme është dieta e ekuilibruar që furnizon trupin me kaloritë e duhura duke kombinuar
të gjitha ushqimet!

Si të evitoni sëmundjet e veshkave
-Evitoni kripën e tepërt.
-Pini sa më shumë lëngje.
-Konsumoni çaj nga trëndafilii egër.
-Konsumoni lëng kumbulle.
-Pini më shumë se një litër egjysmë ujë mineral në ditë.