“O vemje, mbaj shënim”, Blushi-Veliajt: Mos detyro qytetarët të të përzënë që sot nga Bashkia e Tiranës

283
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, reagon pas deklaratave joetike që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj lëshoi në adresë të kreut të shtetit, lidhur me incidentin në ambjentet e Frymës së Re Demokratike.

Përmes një reagimi në Facebook, Blushi paralajmëron Veliajn duke “e këshilluar” të mos detyrojë Presidentin ti bëj thirrje qytetarëve që ta përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës.

Tedi Blushi: Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.

O vemje, mbaj shënim:

1. Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.

2. MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo.