Nishani: Mungesa e ambasadorëve në Vatikan, OSBE dhe KiE nga interesa meskine

485
Në pritjen e fundit me trupin diplomatik, presidenti i Republikës Bujar Nishani ngriti si shqetësim mungesën e tre ambasadorëve shqiptarë në Vatikan, OSBE dhe në Këshillin e Evropës. Për kreun e vendit kjo mungesë e Shqipërisë në rang ambasadori vjen për shkak të interesave meskine dhe jo për shkak të një qëndrim politik të Shqipërisë ndaj tyre.
“Me gjithë vullnetin dhe dëshirën time, Shqipëria ka mbetur fatkeqësisht peng i interesave meskine deri diku dhe ende e pa përfaqësuar në nivel ambasadori në selinë e Shenjtë në Vatikan, OSBE dhe në Këshillin e Evropës, tre seli shumë të rëndësishme për Shqipërinë. I kam siguruar drejtuesit dhe përfaqësuesit të këtyre selive se mungesa e përfaqësimi në rang ambasadori nuk lidhet aspak me një qëndrim politik të Shqipërisë ndaj tyre por thjesht me aspekte të brendshme institucionale. Besoj dhe shpresoj që kjo çështje do të trajtohet seriozisht nga qeveria e re që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pasardhësit tim në detyrën e Presidentit të Republikës”.
Kreu i republikës, Bujar Nishani vlerësoi bashkëpunim e Shqipërisë me vendet e rajonit në funksion të politikës së jashtme të fqinjësisë së mirë.
Presidenti Nishani vlerësoi trupin diplomatik të akredituar në vend për rritjen e bashkëpunimit të Shqipërisë dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet respektive.
Sigal