“Një kryeministër që vjedh çdo ditë”, Berisha: Qytetarët i duken qenie pa vlerë

147
Sigal

Sali Berisha, prezantoi kandidatin e Pukës, sakaq nuk u ndal sërish te kryeministri Rama, ku thotë për të se jedh çdo ditë, që qytetarët i duken qenie pa vlerë, që ngriu rrogat sa erdhi në pushtet. Ai shprehet se kjo fushatë është me thonj në fyt dhe këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme, për demokracinë në Shqipërinë.

Berisha: Rivali i Rrokut është Gjoni. Ne kemi qenë një pjesë e jona, e kemi jetuar diktaturën, burgje, pushkatime, kampe përqendrime, por kurrë nuk kemi parë një kryetar komiteti t’i fusë në fyt duart qytetarëve siç bëri Gjon Gjonaj këtu. Kësaj i thonë fushatë me thonj në fyt. Gjon, në atë moment po të të kishte ngelur edhe një miligram dinjitet duhej të largoheshe nga gara, por nuk të lanë vjedhjet që ke bërë që të ikje. Ke sjellë Pukën rreth lokalit tënd. Ndërtove shtëpi gjoja sociale dhe ia dhe kryetarit tënd të këshillit që rri në Tiranë dhe shtëpitë i jep me qira.

U ndala tek këta shembuj që të tregoj se këto janë një sekt. Një kryeministër që vjedh çdo ditë, që qytetarët i duken qenie pa vlerë, që ngriu rrogat sa erdhi në pushtet.