Nismat e kryeministrit nxisin replika mes qytetarëve, ja si përgjigjen disa prej tyre

543
Kryeministri Edi Rama i kushton shumë vëmendje publikimit të statuseve në Facebook. Pas çdo statusi, pret përgjigje dhe komente nga qytetarët. Por jo të gjithëve u përgjigjet
Faqja e Facebookut të kryeministrit Edi Rama është kthyer në një vend, ku qytetarë të shumtë kanë mundësinë të shprehin shqetësimet e tyre, të flasin hapur për problemet, e të japin sugjerime për mënyrën se si duhet të veprojë qeveria e re dhe cilat duhet të jenë prioritet në 100 ditët e para të punës. Në murin ku tekst-shkruesit shprehen hapur, ka mendime të ndryshme, përplasje mes tyre. Nga njëra anë kemi ata që mbrojnë idetë e numrit një të qeverisë dhe nga ana tjetër janë ata të pakënaqurit. Komentet, kërkesat dhe këshillat janë të shumta. Por kryeministri jo të gjithëve u kushton vëmendje. Vihet re se pas çdo statusi të publikuar, Rama u kthen përgjigje, dy ose tre personave. Më pas gjithçka rrjedh vet. Qytetarët shkruajnë dhe kërkojnë ndihmë nga kryeministri, flasin për pikat kryesore ku ai duhet të ndërhyje, shprehen se institucionet duhet të riformatohen dhe se jo gjithçka që flitet është e vërtetë. Kryeministri sërish nuk përgjigjet. Ka nga ata që e përmbushin shumë mirë detyrën që duhet të bënte shefi i qeverisë. Nëse një qytetarë kërkon ndihmë dhe shprehet se në vendin tonë nuk mund të realizohen të mirat vetëm me fjalë, ka nga ata që kundërpërgjigjen duke i dalë në mbrojtje kryeministrit. Pra komentuesit janë ndarë në dy pjesë, ose të majtë ose kundërshtarët e djathtë. Të majtët në këtë rast edhe pse bien dakord me problematikat, i japin të drejtë kryeministrit që sipas tyre kërkon ndihmën e qytetarëve për të renditur prioritetet. Të enjten e kësaj jave, kryeministri Edi Rama publikoi një status ku kërkonte nga qytetarët të jepnin mendimin e tyre për 100 ditët e para të punës së qeverisë duke renditur 10 pikat kryesore. Komentet dhe pëlqimet e marra ishin me mijëra. Por shefi i qeverisë vetëm komentuesve të parë u ëhtë përgjigjur. Të tjerët kanë vazhduar të shkruajnë dhe t’i përgjigjen njëri-tjetrit. Ka nga ata që bëjnë edhe ironi me heshtjen e kryeministrit. Por kujt i përgjigjet Edi Rama. Ja disa nga komentet dhe përgjigjet! Një prej qytetarëve të zakonshëm, (si i quan kryeministri), shkruan se qeveria e re duhet të ketë parasysh që në këtë vend të kemi drejtësi, punësim për të rinjtë dhe heqjen e logove partiake nëpër zyrat e shtetit si dhe shëndetësi. Por Kryeministri duke i përgjigjet se punësimi i të rinjve nuk është prioritet i shkurtër. Por ka edhe pyetje që nuk marrin përgjigje nga kryeministri. E tillë sshtë ajoe bërë nga një qytetar me emrin Arbër Turku. Ai i flet shefit te qeverisë lidhur me mundësinë e rritjes së pensioneve, duke sjellë si rast konkret atë të dy preindërve të tij, për të cilët thotë së kanë studiuar e punuar një jetë për të marrë një pension 130 mijë lekë të vjetra në muaj. Edhe lidhur me rritjen e asistencës për shtresat në nevojë, kryeministri nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Të vetmet raste, kur ai kthen përgjigje, janë kur Rama sheh se qytetarët i flasin për institucione që nuk funksionojnë, ose kur për të zgjidhur një problem, duhet të paguash nën dorë patjetër. Raste të shumta të komunikimit dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët ka edhe kur bëhet fjalë për legalizimet. Madje si pikë referimi është marrë rasti i një të moshuare në Berat, i cili u bë shkak për pushimin nga puna të kreut të legalizimeve në këtë qytet.

Ballem Myrtaj: Drejtësia, punësimi i të rinjve, heqja e logove partiake nëpër zyrat e shtetit, shëndetësia . Dhe mos bëj më mbledhje, se fute qytetarët në sherre, se duan të qajnë hallet para teje, kush te kap me parë mikrofonin 

Edi Rama: Drejtësia e punësimi i të rinjve, nuk janë operacione të përkohshme, janë prioritete themelore të katër viteve të ardhshme!
Arbër Turku Kam dy prindër që kanë studiuar 40 vjet, kanë punuar 70 vjet për 130 mijë lekë pension zoti kryeministër…krenohem me to, po me dhemb shpirti kur e mendoj… të lutem mundohu të bësh diçka, sidomos për moshën e 3-të, se janë brezi me i vuajtur.

Luli Luli: Asistencën zoti kryeministër, për shtresat në nevojë, bëjeni në një nivel aq sa mos të vuante njeri për bukën e gojës, kthejini krenarinë edhe sigurinë familjeve shqiptare, bëjeni që mos të varen njerëzit që s’kanë nga njerëzit që kanë për gjënë minimale (të ushqyerit ). 

Egla Biba: Çfarë ju bën të mendoni se duke hequr njërin nga puna, tjetri që do vijë (sërish i përfshirë politikisht) do sjellë ndonjë ndryshim? Kjo zonjë gjeti zgjidhje (se pati fatin të përdorej si shembull për të tjerët), po sa njerëz të tjerë nuk kanë gjetur zgjidhje. Nëse vazhdoni dhe luftoni, disa individë në administratë, duke i hequr nga puna dhe duke vendosur ata të partisë tuaj, për t’i futur frikën të tjerëve dhe për t’u hedhur hi syve popullit, prapë ku kemi qenë do jemi.

Edi Rama: Egla, mbase duhet t’i ndjekësh me pak më shumë vëmendje ato që them e shkruaj, që të kuptosh se unë nuk mendoj fare atë që t’i shkruan se unë mendoj dhe se këtu s’bëhet fjalë fare për të hequr disa individë për të vendosur ata të partisë sonë (për shembull ky i partisë tonë ishte që ta marrësh vesh)
Benet Gumeni: Rezultati mund të jetë i mirë, por jo për të gjithë. Në rastin e familjes sonë leja e legalizimit është mbajtur peng që në 2006. Një dosje e plotësuar 100% dhe e riplotësuar sa herë që jemi interesuar vetë. Nuk mbaj mend se sa herë ka udhëtuar babai nga Athina në Tiranë për ta përcjellë gjithmonë me duar bosh. Me ardhjen e PS në 2013 menduam se “uji do shkonte në vijë” por më kot.

I kemi paraqitur të gjitha dokumentet e duhura, biles edhe një herë kur disa prej tyre i kishin humbur. Por para 1 viti na thanë që leja ka dalë por nuk na i dorëzonin dot, sepse do i jepte vete kryeministri para zgjedhjeve. Ja ku jemi sot dhe prapë asgjë. Rasti i kësaj ndërtese është në Tiranë, te njësia Nr 1, e ndërtuar në pronën tonë dhe pa asnjë lloj konflikti.

Leonard Xhanari: Të gjithë ata që do paraqiten në drejtorinë e ALUIZMI-t ,të mos harrojnë të marrin një sasi të majme me lekë, ndryshe nuk ka vende pune. E njëjta histori kaq vite, ka shumë të rinj që janë të përshtatshëm për t’i shërbyer këtij populli. Por për fat të keq: 1- po nuk pate dikë në pushtet. 2- po të mos japësh lekë, 3- po nuk e pate korrupsionin në gjak, detyrohen të bredhin rrugëve të Evropës për një vend pune, dhe punojnë pa pasur asnjë lidhje më atë që kanë studiuar ose ëndërruar të bëjnë.

Edi Rama: Jo mo jo, s’është kështu si thua ti jo, është shumë më ndryshe se ai ALUIZNI i ka bërë 144 mijë leje në 2 vjet e gjysmë ndërkohë që ata të tjerët bënë 21 mijë në 8 vjet!
Juli Kamberi: Edi Rama i ka bo. Ama dhe lekë ka marrë sa i ka lujtë trullin. I dini më mirë se ne dhe s’ka vend meritash tek ky në fakt.
Edi Rama : Juli Kamberi po ku e di ti këtë të lujtmen e trullit apo e ke marrë vesh në kazan?


Sigal