Soreca: Monitorimi i Shqipërisë për vizat do të vazhdojë

455
Sigal

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e Komisionit të BE për të mos pezulluar regjimin e vizave për shqiptarët, por megjithatë ka theksuar se do të vazhdohet monitorimi nga afër i Shqipërisë në përmbushjen e standarteve të lidhura me vizat. E në këtë këndvështrim, Soreca i kujton forcave politike shqiptare se tani është Koha që Shqipëria të ecë me energji të përtërira…

Mesazhi në Twitter:

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së Holandës dhe bazuar në të dhënat përkatëse të informacionit në dispozicion, Komisioni i BE-së ka vendosur që në situatën aktuale nuk janë plotësuar rrethanat për të vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të vizave.

Komisioni sigurisht do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza.

Tani është koha që, pas këtij konfirmimi, Shqipëria të çojë më tej arritjet e saj të rëndësishme të vitit 2010 dhe për të ecur përpara me energji të përtërira, duke pasur parasysh vendimin e rëndësishëm të Këshillit të BE-së në tetor.