Nisin “ethet blu” tek Policia e Shtetit për përgjimet

41
Sigal

Komunikimet me SKY dhe EncroChat/ Deshifrimi i 1 miliard mesazheve nga autoritetet belge tregonë se mes bisedave ka edhe punonjës policie që duket se kanë komunikime me pjesëtarë të 6 prej grupeve më të mëdha të krimit dhe drogës. Në gusht raportua se 70 drejtues të latë të Policisë Shtetit dhe mbi 300 oficerë ishin nën hetim nga Prokuroria e Posaçme si të dyshuar për lidhjet me krimin.

Mes bisedave edhe punonjës policie që duket se kanë komunikime me pjesëtarë të së paktën 6 prej grupeve më të mëdha të krimit dhe drogës në vend. Bëhet fjalë për rreth 1 miliard mesazhe në total të gjetura në serverin e sekuestruar të Sky ECC nga autoritetet belge

Më shumë se 64 punonjës të niveleve të ndryshme brenda policisë së shtetit dyshohet se kanë patur aksese dhe se janë pjesë e komunikimeve me rrjetet kriminale të SkyECC dhe Encrochat. Slogani i dikurshëm “Policia që duam” duket se nuk ka ndalur dot tundimin e disa prej punonjësve të policisë së shtetit për të bashkëpunuar me elementë kriminal. I famshmi operacioni “Metamorfoza” solli zbërthimin e bisedave në aplikacionin SKY ECC dhe njëherësh çoi në pranga disa persona me të shkuar kriminale, biznesmenë dhe zyrtarë të Policisë e Prokurorisë. Mes këtyre bisedave me kode unike të identifikimit të përdoruesve shfaqen edhe komunikime me apo për punonjës policie që duket se kanë komunikime me pjesëtarë të së paktën 6 prej grupeve më të mëdha të krimit dhe drogës në vend. Bëhet fjalë për rreth 1 miliard mesazhe në total të gjetura në serverin e sekuestruar të Sky ECC nga autoritetet belge të cilat janë ende duke u ç’koduar.

Më 3 gusht 2023 mediat në Shqipëri raportuan se mbi 300 oficerë të Policisë së Shtetit ishin nën hetim nga Prokuroria e Posaçme si të dyshuar për lidhjet me krimin.

Më 3 gusht 2023 mediat në Shqipëri raportuan se mbi 300 oficerë të Policisë së Shtetit ishin nën hetim nga Prokuroria e Posaçme si të dyshuar për lidhjet me krimin. Në Shqipëri operacioni “Metamorfoza” tregoi se bisedat mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ka porositur disa vrasje për të ekzekutuar hasmit Ibrahim Licin, Genc Tafilin, Dorian Dulin dhe Kleant Musabelliun. Nga komunikimet e transkriptuara del se ishin angazhuar edhe shefa të policisë që përdornin edhe mjetet e shtetit për të përgjuar personat e vënë në shënjestër. Nuk dihet nëse SPAK ka marrë në pyetje drejtues të lartë të policisë për të vërtetuar ose jo implikimin e vartësve të tyre në bashkëpunimin me krimin e organizuar, por ajo se çfarë dihet është se mes bisedave të transkriptuara mes Behar Bajrit apo Brajoviç dhe Pëllumb Gjokës ata të dy flasin për ndarjen e komisariatit në Shkodër, në shefa që punojnë për ta dhe në shefa që punojnë për palën tjetër. Në përgjime ata diskutojnë në lidhje me një person me emrin “Luli” që ka shkuar për të vizituar Beharin pasi ka dalë nga burgu ndërsa Behari shprehet që ai nëndrejtorin dhe Shefin e Komisariatit i kishte të vetët. Pëllumbi shprehet që, ato kanë nëndrejtorin dhe shefin e Komisariatit ndërsa “ne” kemi shefin e Krimit të Organizuar dhe e kemi informacionin 10, që ata nuk e dinë dhe ti mos i thuaj. Një ndarje e tillë e policëve mes bandave është përfolur përherë, por këto përgjime janë provat e para që tregojnë nivelin e kriminalizimit në radhët e policisë shqiptare. Shefi i krimeve në Shkodër, Ardit Hasanbegaj ka qenë një nga personat e rekrutuar nga Pëllumb Gjoka. Pas vrasjes së Gjin Boriçit në 9 Gusht 2020, Gjoka e urdhëron shefin e krimeve të mos merret me zbulimin e vrasjes, ndërsa i kërkon informacion për një nga shënjestrat e tij, Dorian Dulin. Një tjetër funksionar i lartë i policisë Oltion Bistri, ish-drejtues i Forcës Lëvizëse Operacionale u arrestua nga SPAK, nën dyshimet e shpërdorimit të detyrës duke dekonspiruar operacionet për prangosjen e eksponentëve të krimit. Mediat në Shqipëri thanë se në celularin e Bistrit u gjetën komunikime me biznesmenin e shpallur në kërkim Ervis Martinaj. Këto biseda janë zhvilluar në aplikacione sekrete komunikimi, të cilat janë zbërthyer nga autoritetet ligjzbatuese evropiane dhe i janë dorëzuar Prokurorisë së Posaçme. Pas hetimeve të thelluara, janë zbardhur disa ngjarje kriminale dhe përfshirja e zyrtarëve të policisë. Në mesazhet e transkriptuara Oltion Bistri informonte Ervis Martinajn për operacionet që kolegët e tij zhvillonin për kapjen e biznesmenit të kumarit. Pas zhdukjes së mistershme të Ervis Martinaj policia arrestoi një agjent të shtetit Jeton Lami i cili ishte edhe truproja e Ervis Martinit. Rastësisht apo çuditërisht ai u prangos ndërsa ishte në zyrën e shefit të tij, punonjësit të policisë Oltion Bistri. Ministri i ri i Rendit në Shqipëri duket se do ta ketë sfidën reformuese të Policisë edhe me të vështirë. Në takimin e parë që ai pati me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA në Shqipëri H. Martin McDowell, i tha atij se pastrimi i Policisë së Shtetit nga faktorët korruptivë ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme.

 

70 drejtues të lartë të Policisë në hetim, deputetja: Një njollë e rëndë për Policinë e Shtetit

Përfshirja e punonjësve të policisë në bisedat e transkriptuara dhe në aksesimin e rrjeteve EncroChat dhe SkyECC u pa me shqetësim të mërkurën edhe nga deputetja Jorida Tabaku. Kjo e fundit në cilësinë e Drejtueses së Komisionit për Çështjet Evropiane reagoi gjatë mbledhjes së të mërkurës kur tha se 70 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë nën hetim nga SPAK. Sipas saj, e gjitha kjo është një njollë e madhe për Policinë e Shtetit dhe i kërkoi ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të marrin masa përpara se të veprojë SPAK. “Fakti që janë në hetim 70 drejtues të lartë të policisë siç përmend media. Ky hetim për lidhje kriminale është një njollë shumë e rëndë për policinë e shtetit, uroj që institucioni juaj të marrë masa përpara hetimit të SPAK. Nuk duhet të harrojmë që kur shkojmë jashtë ne përfaqësojmë Shqipërinë. Ndaj nuk ka kënaqësi të shohim kritere në lidhje me këtë problematikë që të shtohen”, tha Tabaku. Duke ju rikthyer gjetjeve të dosjes së operacionit “metamorfoza” ajo tha: “Dua t’i rikthehem gjetjeve të dosjes Metamorfmoza dhe pastrimit të policisë së shtetit. Ku ju thatë që ka një hetim dhe SPAK për këtë çështje. Z. Ministër ju duhet të keni qenë dhjetë herë më i shqetësuar se sa unë.” tha deputetja.