Nishani pret Sequin, ndajnë mendime të njëjta për imunitetin dhe reformat

1630
Sigal

Presidenti i zgjedhur i Republikës, Bujar Nishani priti dje në një takim Kryetarin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. Presidenti Nishani dhe Ambasadori Sequi ndanë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e përmbylljes sa më shpejt të reformave zgjedhore e parlamentare dhe për heqjen ose kufizimin e imunitetit, në mënyrë që në vjeshtën e këtij viti Shqipëria të marrë me meritë statusin e vendit kandidat për anëtar të BE. Ambasadori Sequi i shprehu Presidentit Nishani urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë të kreut të shtetit shqiptar duke vlerësuar maksimalisht rolin Nishani në drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e një bashkëpunimi të frytshëm me delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë. Presidenti Nishani falënderoi Ambasadorin Sequi dhe nëpërmjet tij edhe Komisionin Europian për angazhimin dhe kontributin në shërbim të forcimit të institucioneve ligjzbatuese dhe konsolidimit të demokracisë shqiptare. Presidenti Nishani theksoi me këtë rast se delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Sipas Kushtetutës, Presidenti i ri, zoti Nishani, do të kurorëzohet  Presidentë, në një ceremoni që do të zhvillohet  në datën 24 korrik.