Pasojat e reparteve kimike, 80% e ish-punëtorëve me sëmundje kronike

2098
Sigal

INDUSTRIA USHTARAKE/ Të dëmtuarve u mohohen kontrollet shëndetësore dhe pensioni i parakohshëm

Edhe pse industria ushtarake sot po hesht, ajo ka lënë gjurmë të rënda tek punonjësit e saj, ku shumica e tyre vuajnë nga sëmundjet kronike. Dihet fare mirë që kjo industri 80 për qind të sajën e kishte me përbërje të lëndëve kimike. Madje reparte të tëra kryenin punime me cianuret dhe acidet e ndryshme si dylienët dhe fosforet, lëndë, të cilat kanë depërtuar në organizmin e të punësuarve duke shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin. Sipas ish-sindikatave që përfaqësonin këto ndërmarrje, bëhet e ditur se shumica e punëtorëve sot vuajnë nga zemra, sëmundjet e lëkurës, reumatizma dhe kanë dëmtime të rënda në mushkëri.

Kontrollet

Në kohën e diktaturës të gjithë punonjësit që punonin në repartet e kimisë kryenin kontrolle shëndetësore në spitalin Ushtarak në Tiranë. Aty kryenin analiza, kuroheshin nëse ishin të sëmurë dhe merrnin antidot në rastet e nevojshme. Por gradualisht pas ndryshimit të sistemit këta punëtorë u lanë në harresë dhe askush nuk u kujtua për shëndetin e jetës së tyre edhe pse këta punonjës punuan në repartet e kimisë deri në mbyllje të aktivitetit të industrisë ushtarake. E gjithë kjo industri e ngritur në Poliçan, Kuçovë, Mjekës dhe Gramsh, kishin në përbërje të tyre 80 reparte kimike, ku punonin me lëndët e rrezikshme një numër i madh punonjësish. Të punësuarit në vitet e demokracisë, me kërkesë të sindikatave kryenin deri diku kontrolle, por me kalimin e kohës, kjo iniciativë e marrë përsipër u la në harresë. Gjatë këtyre viteve që nuk ka pasur trajtim mjekësor nuk dihet sesa ka arritur depërtimi i lëndëve kimike në organizmin e tyre. Sipas të dhënave 80 për qind e punonjësve vuajnë nga sëmundjet kronike dhe 20 për qind e tyre kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjeve të marra në punë. Kjo ka ndodhur edhe për faj të shtetit që la në mëshirë të fatit shëndetin e tyre, pasi edhe mundësitë e tyre financiare për kurim ishin të pakta. Specialistët e kimisë shprehen se cianuri është një nga lëndët kimike që ka rrezikshmëri të lartë dhe që përdorej me shumicë në këto reparte.

Punonjësit

Një pjesë e punonjësve kanë dal në pension të parakohshëm, ku marrin një të ardhur simbolike, ndërsa një pjesë tjetër nuk e ka përfituar një gjë të tillë edhe pse iu është premtuar vazhdimisht nga qeveritarët dhe deputetët e zonave, ku ata banojnë. Ish- punëtorët Gjergj Koreta, Hasan Shkëmbi, Lefter Guri dhe Përparim Tole, janë shprehur për gazetën “Telegraf”, se po vuajnë nga sëmundjet kronike të përfituara gjatë punës. “ Mundësitë për të shkuar deri në Tiranë për mjekim më të specializuar nuk e kemi, për shkak të mundësive financiare, gjë që nuk ndodhte në kohën e diktaturës pasi për ne kujdesej shteti”,