Nishani pret mbretin e Jordanisë: Terrorizmi sfidë ndërkombëtare

352
Presidenti Bujar Nishani ka pritur në një vizitë të vecantë, mbretin e Jordanisë Abdulla i 2. Pas ceremonisë së pritjes dy krerët e shteteve kanë dhënë edhe një konferencë të shkurtër për mediat, duke u fokusuar në bashkëpunimin mes dy vendeve, i cili u theksua se mund të thellohet edhe më tej
Në fjalën e tij, Nishani ka vlerësuar bashkëpunimet në disa fusha që Shqipëria ka me Jordaninë, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vijojë të rritet edhe në drejtime të tjera. “Vlerësoj si mjaft pozitiv bashkëpunimin me Jordaninë. Ky bashkëpunim do të ndikojë në konsolidimin e marrdhënieve të dy vendeve dhe do të rrisë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera”, tha Nishani.
Po ashtu edhe mbreti i Jordanisë u shpreh se i vlerëson bashkëpunimet e shumta midis dy vendeve. “Ne kemi bashkëpunime të shumta veçanërisht në fushën ekonomike. Në fokus përmirësimi i marrdhënieve midis dy vendeve”, tha Abdullah II
Gjithashtu, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit ka qenë një nga temat e cila është diskutuar në këtë takim. “Si një vend mysliman shqipëria luan një ral të rëndësishëm në këtë luftë”, ka theksuar mbreti i Jordanisë. Ndërsa, presidenti Nishani e ka cilësuar luftën kundër terrorizmit si një sfidë ndërkombëtare.
Më tej gjatë fjalës së tij, mbreti i Jordanisë ka vlerësuar edhe bashkjetesën fetare që ekziston në shqipërisi. “Shqipëria është një vend ku bashkëjetesa fetare është shumë e mirë. Ne e vlerësojmë dhe u përgëzojmë për këtë”, tha si.
Në fund të fjalës, Abdullah 2 u ka bërë ftesë presidenti Nishani dhe kryeministrit Rama që të vizitojnë vendin e Jordaninë. Jordania është një nga shtetet arabe që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por gjtihashtu është nder shtete që bën pjesë edhe një koalicionin e madh antiterror të drejtuar nga Shtete e Bashkuara të amerikës. 
Sigal