“Sharra e druve dhe kryeministri dru”

455
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me takimin e Ramës me mjekët. Ai ka ironizuar kryeministrin, duke përmendur një përrallë të çmendur që ai tregon me bluzat e bardha dhe shton se kemi një kryetar qeveria që është “dru” në terma mjekësorë.

Postimi i plotë: Sharra e druve dhe kryeministri dru…Kryeministri shkollëpak përsërit sa herë takon mjekët të njëjtin budallallëk të sharrës së druve që pret këmbët e të sëmurëve. Tregon të njëjtën përrallë të trashë, të çmendur të sharrës së druve. Në emër të të gjithë kolegëve mjekë, të cilët kanë heshtur dhe heshtin për shkak të hakmarrjes së njohur të primitivit që drejton qeverinë, po e pyes unë primitivin sot dhe një herë e përgjithmonë. Kryeministër primitiv ku e ke, gjeje dhe tregoje një kartelë mjekësore në 40 vitet e fundit që paraqet një intervent të prerjes së këmbës apo çfarëdo prerje të imagjinatës tënde, e cila është kryer me sharrë drush? Kërkoje dhe gjeje atë kartelë që, në fakt, ekziston vetëm në imagjinatën tënde të shpartalluar. Mblidhe mendjen top kryeministër, as ka as ekziston një gjë e tillë. Hallall atij apo asaj që të tall ty dhe të tregon të tilla broçkulla që ti i përsërit si papagall me shkollëpakësinë tënde tashmë të njohur.