Dështimi spektakolar i Ramës – Ja si po luajnë bixhoz shqiptarët

426
Sigal

Kryeministri Edi Rama, deklaronte në fund të vitit të shkuar se pas 1 janarit nuk do të luhej më bixhoz në Shqipëri, dhe se do t’i jepej fund kancerit më të madh të shoqërisë. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetareje, e cila tregon se si shqiptarët vijojnë të luajnë skedina. Ja postimi i Berishës: Unë që po ju shkruaj jam një qytetare e Beratit dhe doja të paraqisja shqetësimin tim në lidhje me këtë aksionin e famshëm të mbylljes së lojërave të fatit të kësaj qeverie të korruptuar. Marr shkas nga vetja, por edhe shumë familje të tjera që kanë pasoja jo nga mbyllja e pikave të lotove, por nga shtimi i tyre në mënyrë të moderuar. Ne çdo ish-loto, por edhe nëpër vende të tjera mund të aksesohesh fare kollaj për të vendosur loto në faqe interneti që të akseson pronari i lotos. Thjesht i jep një shumë lekësh, edhe më pas ai t’i kalon në një adresë, të cilën ta hap vetë dhe aty luan sipas qejfit. Dua të shtoj se pronarët e lotove po gëzojnë për “mbylljen” e tyre pasi me këtë formë të re, iu janë shtuar interesat me 18 %, pasi nuk paguajnë më detyrimin në shtet. E pra, tani loton e ka çdo familje në shtëpi, jo më poshtë pallatit.