Denoncimi i fortë i gazetarit: Prokurorët kërcënojnë mediat dhe gazetarët. Do publikohen së shpejti

499
Sigal

Gazetari Bledian Koka i ftuar në Ora News, ka denoncuar kërcënimin, që sipas tij, prokurorë në detyrë i bëjnë mediave dhe gazetarëve.

Sipas tij, kjo është një kambanë alarmi, duke paralajmëruar se këto denoncime shumë shpejt do të bëhen publike.

“Ne sot kemi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, i cili është përjashtuar për çështje pasurie, por lajmi i keq është që sot ka prokurorë që janë në detyrë, të cilët kërcënojnë redaksi mediash, deri në kërcënime fizike…”, denoncoi Koka.

I pyetur nëse bëhet fjalë për kërcënime personal, gazetari konfirmoi se këto informacione shumë shpejt do të publikohen edhe në media.

“Po, kërcënime personale, merren me gazetarët dhe me redaksi të caktuara medias që punojnë në Shqipëri, të cilët ata i kërcënojnë pse publikojnë informacion që kanë të bëjnë me pasurinë. Kjo është një kambanë alarmi. Jam i sigurt që informacionet të këtij denoncimi që po bëj sonte, për mua kjo është shqetësuese, do të dalin shumë shpejt në media”, paralajmëroi Bledian Koka.