Nishani: Politika shqiptare duhet të dënojë krimet e komunizmit, simbolet e diktaturës po rikthehen dukshëm

436
Sigal

 

Presidenti
Bujar Nishani ia ka bërë thirrje politikës shqiptare që të dënojë krimet e
komunizmit.  Gjatë ceremonisë së organizuar nga presidenca në “Pallatin e
Brigadave” për “Tetorin gjerman”, kreu i shtetit theksoi se Shqipëria nuk është
ndarë akoma nga e kaluara e egër e regjimit komunist.

“Politika shqiptare duhet të
dënojë krimet e komunizmit. Shqipëria nuk është ndarë akoma plotësisht nga e
kaluara komuniste. Simbolet e diktaturës dhe regjimit komunist po rikthehen
dukshëm, – tha Nishani. – Shtimi i zërave nostalgjikë për këto krime, duhet të
shërbejë si kambanë alarmi për të ardhmen. Të rinjtë shqiptarë duhet të kenë
mundësi të mësojnë mbi krimet e komunizmit. Dosjet e sigurimit të shtetit nuk
janë të aksesueshme. Klasa politike duhet të marrë seriozisht dënimin e krimeve
të komunizmit”.

Gjatë ceremonisë, Nishani dekoroi
katër motra gjermane për humanizmin dhe mbështetjen e tyre në zona të thella të
vendit.

“Duhet të shpreh mirënjohje për
organizatat dhe shoqatat që kanë mbështetur Shqipërinë, – shtoi presidenti. –
Mirënjohje për ata që na mbështetën në rrugën e zhvillimit. Tetori gjerman na
sjell në mendje rënien e Murit të Berlinit, na sjell në mendje bashkimin e
Gjermanisë, e cila ka qenë dhe është një nga donatorët kryesore për zhvillimin
e Shqipërisë”.