Nesër në KQZ, PD dosje për kandidatin e PS në Kavajë, Elvis Rroshi

444
Pas rrëzimit të KQZ për kërkesën e PD për ç’regjistrimin e kandidatit të Kurbinit Altin Bibës, demokratët kanë paralajmëruar për nëser një dosje për kandidatin e PS në Kavajë Elvis Rroshi. Sipas PD dosja fakton se kandidati i majtë Rroshi është i inkriminuar.
Ivi Kaso : “Kjo kërkesë është rrjedhojë e vendimmarrjes suaj dhe e kolegjit zgjedhor që në mënyrë paradoksale nuk pranoi një dorëheqje të parevokueshme, nuk kam dëgjuar të ndodhë, në rastet e dorëheqjeve institucioni nuk mund të diskutojë ligjshmërinë ose jo të dorëheqjes por duhet vetëm të zgjidhë pasojat. Një vendim të vetëm ka dhe nuk është në linjë as me vendimmarrjen që ka marrë KQZ-ja as në vendimmarrjen e kolegjit. Është vendim i kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë.
Denar Biba : “Zoti Kaso, duke qenë se precedenti i vetëm të cilit ne mund t’i referohemi, me të cilin do të përballemi është rasti i Këlcyrës ku u bë e qartë nga vendimi i KQZ-së që motivi dhe i vetmi argument për pranimin e kërkesës suaj për çregjistrimin e kandidatit tuaj në Këlcyrë ishte dekriminalizimi. Pyetja ime është e drejtpërdrejtë, e keni kriminel edhe këtë të Kurbinit? Nëse do më jepni argumente të ngjashme me atë të Këlcyrës, realisht do ta mendoj pro jush votën time”
Ivi Kaso : “Përsa i përket pjesës që pyesni nëse e keni kriminel edhe këtë zotërinë, dua të saktësoj që, koalicioni që unë përfaqësoj nuk ka kriminelë dhe pikërisht për të gjitha këto arsye ka vendosur një standard, ta bëjmë të qartë të kristaltë: Neve nuk kemi kriminelë! Nuk kemi dhe nuk duam të kemi kriminelë”
Denar Biba: “Po thoni që na keni futur në rrugë të gabuar me rastin e Këlcyrës? I vetmi precedent yni është Këlcyra. Dhe në rastin e Këlcyrës qartësisht e dhamë pëlqimin tonë për shkak të dekriminalizimit. Pyetja është a ndodhemi në të njëjtën situatë? ”
Ivi Kaso: “Po po ja atë të Kavajës, prisni se vjen nesër ajo e Kavajës”
Sigal