Negociatat/ Ambasadori britanik: Shqiptarët kanë nevojë për Reformën Zgjedhore

296
Sigal

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman  pas mbledhjes me përfaqësuesit e Këshillit Politik ka theksuar se miratimi i Reformës zgjedhore është i rëndësishëm jo vetëm për integrimin në BE, por që shqiptarët të kenë një sistem që garanton zgjedhje të lira.

Ndër të tjera Norman në deklaratën e tij ka theksuar se nesër pret që një marrëveshje e tillë të bëhet realitet.

“Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë reformën zgjedhore dhe sot është bërë, por mbetet ende punë për tu bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojmë neser dhe jo vetëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, por në mënyrë që edhe votuesit shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të sigurta. Kështuqë le ta bëjmë punën”, është shprehur ambasadori Nurman.