LSI Durrës, Vasil Zaho: Të njihen kontributet për emigrantët shqiptarë në Itali

276
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës, ekonomisti Vasil Zaho ka nxjerë bllof qeverinë duke treguar se nga mbi 502 mijë emigrantë jetojnë dhe punojnë në Itali. 260 mijë prej tyre paguajnë rregullisht kontributet . Ndërkohë që pavarësisht premtimeve boshe nga qeveria, ende mungon një marrëveshje për njohjen e kontributeve në të dyja vendet, Shqipëri-Itali.
Ja reagimi i tij:
Të njihen kontributet për emigrantët shqiptarë në Itali.
Mbi 502 mijë emigrantë shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali. 260 mijë prej tyre paguajnë rregullisht kontributet dhe punojnë në shumë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë italiane.
Pavarësisht premtimeve boshe nga qeveria, ende mungon një marrëveshje për njohjen e kontributeve në të dyja vendet, Shqipëri-Itali.
Shumë prej Emigrantëve shqiptarë në Itali kanë arritur moshën për pension ndaj kërkohet realizmi i një marrëveshje bilaterale midis Shqipërisë dhe Italisë për pensionet.
Nevojitet bashkimi i viteve të punës në Itali apo dhe Shqipëri të një emigranti.
Mungesa e një marrëveshje sjell dëme të mëdha për çdo emigrant që ka jetuar dhe punuar në Itali si edhe cenon integritetin njerëzor pasi ata kanë paguar rregullisht kontributet shoqërore në këtë vend.
Mjaft me premtime dhe fjalë boshe por kërkohet një marrëveshje për t’i siguruar drejtësinë e merituar punës së Emigrantëve shqiptarë të cilët me duart dhe mundin e tyre kanë kanë nderuar vendin, kanë ndërtuar Shqipërinë përmes remitancave, dhe janë urë lidhëse dhe ambasadorë të denjë për lidhjen e ngushtë midis Shqipërisë dhe Italisë.
Sigal