Pampuri: Edi Rama dil nga vila dhe konsultohu me ekspertët , mbyllja e farmacive e papranueshme

269
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka denoncuar masat kaotike të ndërrmarra nga kryeministri Rama, sidomos me mbylljen e farmacive, të cilat ofrojnë shërbim jetik për qytetarët.

‘Mbështes masat kufizuese të lëvizjes së qytetarëve, por mbyllja e farmacive është e tepërt dhe e papranueshme. Farmacitë ofrojnë shërbim jetik për qytetarët, shpesh të përafërta për nga rezultati me shërbimin e urgjencës. Ato nuk mund të mbahen mbyllur dhe as nuk mund të veprojnë me orare të reduktuara.
Vendimet kaotike personale të Edi Ramës provojnë edhe njëherë paaftësinë e Qeverisë për menaxhimin sic duhet të situatës. Kjo është treguar qartë tek ndryshime 6 herë i rregullave të lëvizjes në vetëm 11 ditë. Atë që thotë paradite, e ndryshon pasdite. Improvizimet nuk shërbejnë në këtë situatë.

Situatat emergjente kërkojnë veprime të matura, të përgjegjshme, të qarta dhe jo kaotike. Qytetarët duhet të mësohen me rregullat, që ti respektojnë ato me përpikmëri dhe pa panik. Në këtë situatë nuk duhen vendime që merren aty për aty, por vendime të mirëmenduara dhe pas një analize profesionale të ekspertëve të fushës. Ndryshimi i shpeshtë i kufizimeve të lëvizjes është joproduktiv dhe të gjithë pamë që solli grumbullime masive të njerëzve në rrugë.

Edi Rama dil nga vila dhe merr vendimet e duhura afatgjata në konsultim me ekspertët. Konsultimi me vetveten, i mbyllur në shtëpi dhe jashtë realitetit, nuk është aftësi, por papërgjegjshmëri.’