Dorëheqje e Sandër Lleshajt? Ish-ministri i Brendshëm: Një titullar i përgjegjshëm duhet ta bëjë!

209
Sigal

Ish-ministri i brendshëm, Luan Rama, ka kërkuar një dorëheqje titullari për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Luan Rama ka deklaruar se po akuzohen dy institucione për ngjarjen, Policia dhe Ministria e Brendshme, dhe një titullar i përgjegjshëm që ndjen përgjegjësi morale duhet të çlirojë institucionet nga këto akuza.

Po ashtu Rama thekson se gjaku i Klodian Ramës ka nevojë për shpagim moral, dhe kjo ndodh vetëm me dorëheqje.

Ai nuk ka kursyer as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke e konsideruar atë si shkaktarin kryesor të këtyre akteve.

”Ka një moment për të cilin duhet të ndajmë miër ngjarjen nga reagimi pas ngjarjes. Jemi përballë një aktit ë rëndë, ngjarje shumë e rëndë, dhe kjo ngarkon me përgjegjësi gjithë sistemin. Është një moment delikat që ka nevojë për maturi, qetësi, analizë dhe ekspertë. Nuk është as e rastit e as e papritur.

Kemi ndeshur shfaqje arrogance, tejkalim të kompetencave që u jep ligji. Kemi ndeshur pasqyrim apo reflektim, arketipin agresiv, brutal nga kryeministri. Pastaj çon tek këto ngjarje që dhe provokohen nga vetë mënyra si reagon institucioni. Edhe vrasja e Rashës është njoftuar në mënyrë me provokime. Ka mjegull e tymnaja që përhapi Policia, e bën më të rëndë situatën. Kemi të bëjmë me një tendencë për të fshehur krimin. Jam i bindur që viktima e parë është Klodian Rasha, i vrarë në mënyrë absurde, dhe pa asnjë motiv apo argument ligjor. Nga ana tjetër eshtë edhe polici viktimë. Të dy e sistemit kriminal. Që është e ndarë, është kultivuar kultura se kush është kundër pushtetit është armik. I shikoja me dhimbje policët përballë protestuesve, ndiheshin të akuzuar. Kishin mbi supe përgjegjësinë e një krimi të kryer nga një efektiv, por më shumë se kaq, nga mënyra arrogante dhe diletanteske të menaxhimit të kësaj strukture. Nuk është strukturë e armatosur, Policia është shërbim civil. Policët janë të pakualifikuar, patrajnuar, të papajisur me mjete që neutralizojnë ato ngjarje. Janë të paveshur. Në Shqipëria e 2021 të japësh lajmin se u jepen 200 palë këpucë repartit elitë të Policisë.

PYETJA: Çfarë duhet të ndodhë më pas politikisht, a duhet të ketë një dorëheqje

E thashë, dhe insistoj që ngjarja ka nevojë për të krijuar distancë. Në kuptimin emocional. Për qetësi dhe për realizëm, për maturi. Jam i bindur, se po e bën Prokuroria. Jam i bindur që ai punonjës i Policisë që është dhe vetë viktimë, ka qenë i patrajnuar. Ka norma, ka rregulla, ka trajnime para se të shkosh në shërbim. Si realizohen përdorimi i armëve. Në pikëpamjen ligjore, gjaku i Klodian Rashës ka nevojë për shpagim. Jo në kuptimin kanunor, por në kuptimin ligjor. Për ndëshkim ligjor të të gjithë personave. Ka nevojë për shpagim moral, dhe kjo është dorëheqja. Vërtet është akt individual. Dorëheqja jepet edhe për të çliruar nga akuza e padrejtë ndaj institucionit. Është vënë nën akuzë Policia dhe Ministria. Një titullar i përgjegjshëm duhet të ndjejë përgjegjësi morale, dhe jep dorëheqjen. Për të shpaguar me një gjest moral për një akt të kryer nga një polic. S’ka një arsyetim tjetër. Histori tjetër se si sillen individët. E them me keqardhje, edhe analistë kam dëgjuar që vrau këtu një polic një djalë, ndodh edhe Amerikë. Kur ndodh Amerikë, Amerika digjet. Dhe shkon zinxhir më pas.Kur themi ndodh në Amerikë, duhet ta themi siç është, dhe jo vetëm njërën anë.

Kryeministri është përgjegjësi kryesor, arketipi moral, arroganca e tij, mungesa e edukatës, zhargoni, yshtja e tij për të urdhëruar, dëshmitar me zë e figurë që në 2017 i tha policëve hiqni kapelën dhe pas shërbimit shkoni bëni vota pë PS. Kur e urdhëron, kur e udhëzon, kjo transplantohet edhe tek titullarë ministrish që para tij qëndrojnë të menderosur, se ai i poshtëron, i fyen. Kur shkojnë në institucionet e tyre ata bëjnë në të njëjtën mënyrë si ai.”- tha Luan Rama.