“Zgjedhorja”/Përfundon takimi mes ambasadorëve dhe anëtarëve të Këshillit Politik

56

Ka përfunduar para pak minutash edhe takimi i dytë mes ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, atë të BE-së Luigi Soreca dhe me ambasadorët britanik Duncan Norman me anëtarët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore.

Fokusi i diskutimit në takim ka qenë pikërisht negociatat mes palëve për pikat e nxehta të cilat nuk kanë rënë në konsesus për kodin e ri zgjedhor.

Ende nuk ka detaje nëse palët kanë ndryshuar nga qendrimet e tyre. Përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë pasur një takim privat pas daljes nga amabasada në përfundim të takimit të parë, ndërsa i kanë mbërritur në zyrë për disa minuta edhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha