Në “vijën” e zjarrit, Rama “shpëton” kandidaten e Vlorës, kush është deputetja që futet në Kuvend

276
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbajë mandatin e deputetit në Durrës, duke lënë atë të Vlorës pasi rezultoi fitues në dy qarqe. Kreu i qeverisë ishte vendosur në listë “në vijën e zjarrit” në Vlorë dhe Durrës, ku objektivi i mandateve për PS ishte 8.

Në të dyja qarqet PS arriti të sigurojë objektivin, ndërsa kryeministri Edi Rama pas këtij rezultati doli fitues në të dyja qytetet.

Duke qëndruar si deputet në Durrës, Rama fut në listën e deputetëve, kandidaten e 9 në listën e Vlorës, Teuta Ramaj e cila ka arritur të sigurojë 1738 vota.

Ajo që mbetet jashtë është e nënta në listën e kandidatëve socialist në Durrës, Ana Dhamo.