“Në Shqipëri nuk ka pasur drejtësi kurrë”/ Rama tallet: Opozitës i dhamë arra me mjaltë për vettingun

208
Sigal

Kryeministri Edi Rama pasi përfundoi mbledhjen me kryesinë e Partisë Socialiste dha një deklaratë për mediat.

Pyetjes se çfarë i dha opozitës për të marrë votën e saj për zgjatjen e vettingut, Rama iu përgjigj me tallje duke thënë “Arra me mjaltë”.

Më konkretisht, Rama u shpreh:

“Atyre që thonë: ua, si, qysh, tek, pse, jo, drejtësia aty, drejtësia këtu ju them që në Shqipëri nuk ka pasur drejtësi kurrë. Proces pastrimi të një llumi të madh në një vend që s’ka pasur drejtësi kurrë si në vendet që i shikojmë me zili. Çfarë i dhamë? Arra me mjaltë. Ne shkuam për të votuar. Ka dy Parti demokratike. Ne nuk negociojmë me asnjërën prej tyre. Me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi miratoi sot ndryshimet Kushtetuese për të zgjatur mandatin e organeve të vettingut.”