Ndarja nga jeta e poetit Jorgo Papingji, Meta: Vargjet e tij, do të jetojnë përgjithmonë

19
Sigal

Kreu i PL- Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të poetit Jorgo Papingji në moshën 82-vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se vargjet e Papingjit janë të mrekullueshme dhe se të përkthyera në tinguj do të jetojnë përgjithmonë.

Gjithashtu kreu i PL-së o shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve të poetit.

Postimi i Metës:

Shuhet poeti  i mbi 4 mijë këngëve, Mjeshtri i Madh, Jorgo Papingji!

Vargjet e tij të mrekullueshme të përkthyera në tinguj të paharruar dhe frymëzues muzikorë do të jetojnë gjithmonë!

Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve!

“I thash nipit më dëgjo,

Mund ta bredhësh botën mbarë,

Veç një gjë mos e harro,

Se në shpirt ke le shqiptar”.