Pranimet në universitet, Meta: Të zbatohet parimi meritë, preferencë dhe transparencë

410
Sigal

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI) Ilir Meta, u shpreh të
premten në mbledhjen e kryesisë së LSI-së, në mbështetje të ligjit për arsimin
e lartë dhe kërkoi zgjidhjen e të gjitha çështjeve për maturantët, mbi bazën e
meritës, preferencës dhe transparencës. “Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i
qartë në mbështetje të ligjit të miratuar për Arsimin e Lartë, por gjithmonë
duke respektuar frymën e tij, me qëllim zgjidhjen e problemeve dhe jo krijimin
e tyre për gjithë të rinjtë, bazuar në sistemin meritë, preferencë dhe
transparencë”, apeloi kryeparlamentari. Nga diskutimet e bëra deri më tani edhe
nga grupet e maturantëve, aplikantëve, por edhe prindërit e tyre dhe me
përfaqësuesit e universiteteve, tha Meta, është e qartë se nevojitet një
bashkëpunim më i madh mes MAS dhe universiteteve për të zgjidhur problemet e
mbetura. Vetëm kështu, tha ai, mund të kemi një situatë të pranueshme, ku jo
vetëm të rinjtë, por edhe familjet e tyre të mund të gjejnë qetësi. “Grupi ynë
parlamentar i ka ngritur shqetësimet për këtë çështje, dhe rëndësinë për
zgjidhjen e tyre. Dhe kemi besim se edhe pa bërë ndryshme në ligj, mund të ketë
zgjidhje shumë të mira, që zbatojnë tre parimet kryesore, të meritës,
preferencës, dhe transparencës”, tha Meta. Meta ka propozuar një bashkëpunim më
të madh mes Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve, në mënyrë që pranimet e
maturantëve në institucionet e arsimit të lartë të bëhen duke zbatuar tre
parimet kryesore, meritë, preferencë dhe transparencë.