Rriten shanset për të shkuar në Amerikë, Ambasada e SHBA: Fitues të rinj të lotarisë

634
Sigal

Një lajm i mirë vjen për të
gjitha ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane. Këtë vit është shtuar numri
i personave që do të përzgjidhen, duke pasur një fazë të dytë seleksionimi.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një
njoftimi në faqen zyrtare të Facebookut duke treguar edhe një herë hapat që
duhet të ndiqni për të parë nëse jeni fitues të Lotarisë DV-2017.

 

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në
Tiranë

 

Lajm i mirë për të gjithë të
Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për
programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni
përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve
www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të
përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në
mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë
në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për
aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të
fillojnë procesin e vizës menjëherë. Për më shumë lexoni këtu:
http://goo.gl/J2Zmr2