Aksident në rrugën Lushnje-Berat, plagoset rëndë shoferi i ‘Lancia-s’

15
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Një automjet me targa AA 976 JB tip ‘Lancia’ ka dalë nga rruga në një kthesë e rrezikshme.

Në spitalin e Lushnjës ka përfunduar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin përbri autostradës.