Nard Ndoka konfirmon ‘ndarjen’ nga Basha: Ai nuk arriti dot të jetë lider i opozitës, nesër do jem krah Berishës në Shkodër

294
Sigal

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se do të marrë pjesë nesër në takimin që Berisha do të zhvillojë me demokratët e Shkodrës.

Ndoka tha në Top News se do të jetë krah Sali Berishës në takimin e radhës në Shkodër dhe se sipas tij Berisha është një lider që i ka sjellë fitore PD, gjë që nuk e ka bërë Basha, duke konfirmuar në këtë mënyrë pakënaqësitë që lindën mes tyre që në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Ndoka u la jashtë listës së sigurtë në Shkodër.

Ndoka u shpreh më tej se Basha tashmë ndihet i frikësuar nga aksioni i Berishës, pasi e ka humbur autoritetin në PD.

“Basha nuk arriti dot të ishte lidership i opozitës, sepse ka pasur shumë defekte.

Ne ia kemi thënë hapur, i kemi kërkuar që të jetë më i vendosur. Ne i kemi dhënë një lloj autoriteti, dhe kjo është e gabuar dhe falë kësaj nuk arriti të bëhej lider.

Më duket se tani ka më shumë frika nga zoti Berisha. Basha e ka humbur autoritetin e tij në PD,” tha Nard Ndoka.