Biberaj: Do ketë zgjedhje të parakohshme, nëse maxhoranca nuk pranon do të ketë protesta

247

Aleksandër Biberaj, anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike ishte i ftuar në rubrikën e emisionit “Opinion” ku deklaroi se shumë shpejt Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa ka shtuar se Edi Rama ikën me zgjedhje të lira.

Unë mendoj se do të kemi zgjedhje të parakohshme, shumë afër do të jetë. Madje, do kemi edhe zgjedhje lokale njëkohësisht. Mendoj se kjo do vijë sapo të përmbushet Reforma Zgjedhore. Në rast se maxhoranca nuk pranon, do të kemi protesta, që të detyrojmë qeverinë që të krijojë qeveri tranzicioni. Mendoj se Komisionet duhet të jenë ndryshe, me prokurorë, me arsimtarë etj. Por kjo nuk bëhet me këtë qeveri, por me qeveri tjetër. Kjo sepse kjo qeveri e ka dëshmuar se bashkëpunon me krimin. Edi Rama ikën me zgjedhje të lira e të ndershme. Mirëpo Rilindja e ka bërë rrugë që bashkëpunon me bandat, vjedh, por në vetvete është minorancë. Është koha për një fillim të ri. Në PD ka të rinj, brenda Partisë Demokratike kemi rotacion elitash”, tha Biberaj.

Teksa foli rreth vizitës së ministrit të Jashtëm turk Covusoglu në Tiranë, Biberaj u shpreh se Turqia është vend i rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa vlerësoi se FETO është një organizatë e mirë-organizuar.

“Politika turke gjithmonë ka krijuar elementët e organizatës FETO. FETO është një rrjet i organizuar dhe kanë kryer shkollat në ato të Fehtullah Gylenit. Kjo organizatë në Turqi u dëshmua, para gurhstit të shtetit se kishte element në ushtri dhe të gjitha institucionet. Ministri turk kishte të drejtë. Ata janë një rrezik real. Ekstradimet janë bërë sipas ligjeve në fuqi. Ne kemi pasur partneritet me Turqinë dhe madje mendoj se ne nuk kemi qenë shumë korrekt me ta, sepse në Shqipëri nuk mirëpriten mirë investimet turke. Klima e biznesit në Shqipëri nuk është e mirë, sepse nuk ka partneritet, nuk ka reciprocitet”, deklaroi Biberaj.

Biberaj nënvizoi se Albin Kurti nuk u prit në mënyrë vëllazërore nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Ishte vizitë e rëndësishme. Mikpritja e Edi Ramës nuk ishte vëllazërore. Mendoj se zoti Kurti mbajti një qëndrim shumë korrekt dhe bashkëkohor. Kurti kërkoi një treg shqiptarësh në Ballkan. Mesa duket Rama do mbetet me Shashën (Aleksandër Vucic) dhe me të do të vazhdojë. Unë e komplementoj z. Kurti se nuk ra pre e provokimeve, sepse kujtojmë se Rama ka bërë provokime edhe ndaj zHaradinajt. Kryeministri nuk zbaton rregullat e diplomacisë. Mendoj se qeveria e re në Prishtinë do të jetë e suksesshme. Ekonomia mbetet sfida kryesore e qeverisë në Kosovë. Një sfidë e Albin Kurtit do të jetë shkëputja nga krimi dhe rigjallërimi ekonomik. Nëse do të kesh performancë politike, do të kesh edhe investime”, u shpreh Biberaj.