MyqeremTafaj : Krizë të thellë politike do kemi nëse do të implementohet me arrogancë ndarja territoriale dhe zgjedhjet do të bë

429
Sigal

Deputeti i PD-së dhe ish-ministri i MASH-it, MyqeremTafaj  në intervistën për gazetën “Telegraf”,  flet për rëndësinë e zbatimit të rezolutës së arritur për dekriminalizimin e Kuvendit, politikës dhe administratës, si dhe sfidat e politikës në sesionin e ri parlamentar, ku kryesore konsideron ndarjen territoriale dhe zgjedhjet vendore. Për më tepër, zoti Tafaj, thotë se ndarja e re territoriale, edhe pse tashmë është ligj, si edhe zgjedhjet vendore, do të jenë sfidat më të mëdha, me të cilat do të përballet Kuvendi në sesionin e ri parlamentar.

Zoti Tafaj, së pari, marrëveshja e arritur maxhorancë-opozitë erdhi e sforcuar nga presioni i BE dhe PE, apo është një vullnet i përbashkët?

– Marrëveshja e ndërmjetësuar nga përfaqësues të së djathtës dhe së majtës në Parlamentin Europian është një produkt i qartë i këmbënguljes së kryetarit të PD, Z. Basha, për të bindur përfaqësuesit e PE-së mbi përmasat që ka marrë degradimi deri në kriminalizim, jo vetëm i administratës shtetërore, por edhe i organit më të lartë legjislativ të vendit, Kuvendit të Shqipërisë. Dukuritë që karakterizuan këto zgjedhje, fatkeqësisht u rishfaqën në zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë Korçë, ku blerja e votës u faktua, me zë dhe figurë, dhe këtë e panë gjithë qytetarët shqiptarë. Shihni ngjarjen më të fundit për të kuptuar se ku ka degraduar gjendja. Kryetari i PD-së, z. Basha, kërcënohet nga bota e krimit, dhe Kryeministri, në vend që të merret me zbardhjen sa më të shpejtë të këtij akti, ngre padi ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, i cili në emër të PD-së, bëri denoncimin përmes një deklarate shtypi. Mendoj se zoti Basha dhe opozita arritën përmes bojkotit, një rezultat tejet të rëndësishëm, për të tashmen dhe të ardhmen e demokracisë shqiptare.

– Përse e thoni këtë?

– Sepse arritja e kësaj marrëveshje, dhe sidomos zbatimi i plotë i saj, do të ndalojnë degradimin e Kuvendit dhe të politikës shqiptare. Zhvillimet e vëna re vitet e fundit, sidomos në përbërjen e Kuvendit të kësaj legjislature, janë në dëm të demokracisë dhe përbëjnë një regres në krahasim me legjislaturat e mëparshme. Standarde të padeklaruara për të qenë deputet gati po bëheshin standarde normale: deputet bëhet kush ka forcën më të madhe goditëse të grushtit dhe jo forcën e fjalës; deputet bëhet kush ka më shumë njerëz të fortë rreth vetes që të terrorizojnë votuesit në fushatë dhe para të pista për të blerë vota. Kjo është një prirje tepër e rrezikshme për të ardhmen e politikës dhe mbi të gjitha, të demokracisë shqiptare. Kuvendi, si çdo parlament tjetër i vendeve demokratike perëndimore, duhet të jetë aula më përfaqësuese e shoqërisë. Ai duhet të jetë vendi, ku çdo shtresë e shoqërisë ka mundësi të përfaqësohet me më të mirët, ose elitën e saj.

– Përbërja e anëtarëve-deputetë në komisionet parlamentare është në shumicën e rasteve jashtë profilit. Cilat janë pasojat?

– Niveli profesional i punës në komisione lë shumë për të dëshiruar. Qeveria, edhe pse po bën dy vjet që është në pushtet, vazhdon të dërgojë projektligje të shkruara keq, deputetët e maxhorancës në komisione janë nën presionin e qeverisë për të mos bërë ndryshime dhe përmirësime në projektligje, dhe, për pasojë, seanca plenare miraton ligje me cilësi të ulët, të cilët shkaktojnë kosto të mëdha për qytetarët. Shihni vetëm sa ligje ka kundërshtuar Gjykata Kushtetuese për mospajtim me Kushtetutën. Por, Kuvendi nuk mund të bëhet vendi i më të mirëve të çdo shtrese të shoqërisë, nëse partitë politike nuk i tërheqin më të mirët. Sfidë më e madhe e partive politike është të tërheqin elitat e çdo shtrese të shoqërisë dhe jo t‘i largojnë ato. Shqipëria ka elita në të gjitha fushat. Mijëra të rinj kanë përfunduar shkëlqyer studimet, brenda dhe jashtë vendit. Rreth 200 të rinj e të reja kthehen çdo vit në Shqipëri me doktorata të mbrojtura në universitetet e huaja ndër më prestigjiozet. Shumë shqiptarë po bëjnë emër në arenën ndërkombëtare në kulturë, art, shkencë, biznes, media dhe fusha të tjera. Është sfidë e partive politike t’ju krijojnë kushte dhe mundësi të plota edhe elitave për të dhënë kontributin e tyre. Kontributi i elitave i shërben fuqizimit të çdo partie, europianizimit të politikës shqiptare dhe zhvillimit të qëndrueshëm të demokracisë sonë, për të garantuar integrimin e natyrshëm të vendit në familjen e vendeve të zhvilluara dhe të BE. Është për t’u vlerësuar që zoti Basha, në procesin e riorganizimit të PD, po i kushton një vëmendje të veçantë edhe hapjes së PD-së ndaj elitës së çdo shtrese të shoqërisë, duke i ftuar të kontribuojnë në departamentet e PD-së dhe promovimit të të rinjve në rolin e koordinatorëve për fusha, apo sektorë të ndryshëm. Unë mendoj se kjo rrugë është garancia më e madhe për të zgjeruar bazën e partisë. Shihni parlamentet e vendeve të zhvilluara dhe nuk do të gjeni qoftë edhe një deputet që nuk ka kompetencë profesionale dhe politike, të nivelit më të lartë, për të diskutuar dhe hartuar ligje dhe politika.

– Ku qëndron çelësi i kësaj arritjeje?

– Ai qëndron në një standard që ndjekin partitë politike të vendeve të zhvilluara: politikanët përzgjidhen përgjithësisht ndër të rinjtë studentë të shkëlqyer, të cilët organizohen në forumet rinore, mbështeten nga fondacionet afër partive për të kryer me rezultate të larta studimet universitare dhe shpesh pasuniversitare, ushtrohen në fushatat e partive dhe pastaj, krejt natyrshëm, ngjisin shkallë e karrierës në parti dhe kandidojnë edhe për deputetë. Sigurisht, Shqipëria nuk e ka akoma këtë luks, sepse demokracia shqiptare është vetëm 25-vjeçare; partitë nuk kanë fondacione që përgatisin të rinjtë dhe kultura e karrierës në politikë në këtë vend akoma është në fillesat e saj.  Po të marrim si shembull Bundestagun gjerman. Gjermanët kanë bërë një kuadër ligjor të Bundestagut, i cili është shumë stimulues edhe për elitën e çdo shtrese apo grup interesi të shoqërisë. P.sh. Ligji i Bundestagut thotë që profesionistët e lirë (avokatët, ekspertët ligjorë, ekspertët e pavarur të financave, projektuesit, arkitektët etj.) mund të ushtrojnë plotësisht profesionin e tyre të lirë edhe kur janë deputetë, natyrisht jashtë konfliktit të interesit. Me këtë rregullim ligjor, partitë politike kanë mundësi të dërgojnë në Bundestag figura të spikatura të grupit të profesionistëve të lirë. Cilësia e Kuvendit nuk mund të përmirësohet nëse nuk përmirësohen kushtet e punës për deputetët. Dhe këtu nuk e kam fjalën për pagën e deputetit, e cila është një pagë krejt normale në piramidën e pagave të vendit. Por, e kam fjalën për kushtet e punës së deputetëve. A mund të pretendohet për punë cilësore të deputetëve, në përmbushje të funksionit dhe detyrës së tyre ndaj zgjedhësve, kur ata nuk kanë as kushtet më minimale të punës në selinë e Kuvendit?! Sot deputetët e Kuvendit nuk kanë as kushtet e punës që i ka një specialist i thjeshtë në administratën publike!. Mendoj se duhet përmirësuar i gjithë kuadri ligjor, i cili duhet ta bëjë të pamundur kandidimin për deputet të njerëzve me të kaluar të dyshimtë dhe, nga ana tjetër, duhet të stimulojë tërheqjen e elitës së çdo shtrese të shoqërisë sonë në tempullin e ligjbërjes së vendit. Për këtë duhet vullnet i fortë politik i forcave politike. Këtë po kërkon PD-ja nga maxhoranca e majtë.

Çfarë mund t’ju bëjë juve, si opozitë, që tashmë maxhoranca do të ndryshojë, në kahun pozitiv, sjelljen dhe raportet e saj me opozitën dhe do të respektojë pikat e rezolutës?

– PD-ja është e vendosur në zbatimin pikë për pikë të rezolutës dhe ka deklaruar se, brenda 3 muajve, do të bëjë propozime konkrete për përmirësimin e kuadrit ligjor për dekriminalizimin e Kuvendit. Një çështje tjetër shumë e rëndësishme e rezolutës është bashkëpunimi pozitë – opozitë për ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe mospërdorimin arrogant të 84 votave nga ana e maxhorancës edhe për ligje shumë të rëndësishme, që kanë ndikim për disa dekada në jetën dhe zhvillimin e vendit, siç ishte ligji për reformën territoriale, ndryshimet në kodin penal dhe atë civil, ligji për nëpunësin civil, etj. Çështja tjetër shumë e rëndësishme në rezolutë është zbatimin i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe respektimin e së drejtës bazë të opozitës për ngritjen dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare. Në këto 18 muaj të kësaj legjislature të Kuvendit, maxhoranca Rama-Meta, me arrogancë i privoi këtë të drejtë bazike opozitës, pa të cilën ajo nuk e përmbush dot funksionin kryesor që i takon asaj në demokraci, kontrollin e ekzekutivit që rrjedh nga maxhoranca.

Cilat janë sfidat kryesore të sesionit të ri parlamentar, që fillon më 19 janar?

– Mendoj se sfida kryesore e këtij sesioni do të jetë zbatimi i plotë i rezolutës së miratuar në seancën e fundit të vitit 2014. Kjo do të jetë baza e bashkëpunimit pozitë – opozitë në Kuvend. Në fakt, PD-ja, që në ditën e parë të daljes së saj në opozitë, ka deklaruar se do të bëjë një opozitë ballore, të mbështetur në fakte dhe argumente dhe e hapur për bashkëpunim me pozitën për çështje të mëdha, që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE dhe reforma të tjera të rëndësishme dhe afatgjatë. Opozita e ka dhënë shembullin e saj konstruktiv. Zoti Basha bëri një fushatë intensive takimesh me liderët e vendeve anëtare të BE-së për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat, ndryshe nga zoti Rama, i cili, kur ishte në opozitë,  nuk la vend dhe politikan europian pa takuar për të mos i dhënë Shqipërisë statusin në vitin 2012 dhe 2013. Ju e mbani mend që opozita ishte nismëtare e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, çka u vlerësua nga Komisioni Europian dhe Këshilli Europian. Pra, opozita e ka shfaqur vullnetin e saj për bashkëpunim, por maxhoranca e ka injoruar me arrogancë këtë vullnet të opozitës. Dhe kjo ka ndodhur në shumë reforma shumë të rëndësishme dhe me ndikim afatgjatë në zhvillimin e vendit. Këtu po qëndroj pak tek ndarja e re territoriale, e cila, nëse nuk do të korrigjohet, mund të shkaktojë një ngërç të madh për demokracinë shqiptare dhe mund të rrezikojë seriozisht integrimin e vendit në BE. E konsideroj një sfidë të Kuvendit në këtë sesion, sepse ai do të përballet me përshtatjen e kuadrit ligjor rregullues të organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve vendore. Në historinë e demokracisë shqiptare, të gjitha ndërhyrjet në kuadrin ligjor të zgjedhjeve janë bërë me konsensus. Nëse maxhoranca do të kërkojë që këtë radhë të injorojë opozitën, siç bëri me ligjin e ndarjes territoriale, kjo do të përbënte një precedent shumë të dëmshëm për demokracinë tonë të brishtë. Zoti Basha e rishprehu këto ditë pozicionin e PD-së se nuk mund të ketë zgjedhje vendore me këtë hartë territoriale. Rama kërcënon se do t‘i bëjë zgjedhjet edhe pa PD-në! Kjo do të ishte një aventurë e rrezikshme për të ardhmen e demokracisë shqiptare dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Nëse ai mendon se opozitën do ta emërojë përmes disa partive satelite, e ka shumë gabim. Ndarja e re territoriale, e miratuar me arrogancë nga maxhoranca, është në dëm të demokracisë sonë, sepse dëmton qytetarin dhe qeverisjen vendore.

– A mund të implementohet një reformë e tillë kaq e thellë e organizimit të qeverisjes vendore në një kohë kaq të shkurtër?

–  Thelbi i një reforme të tillë – decentralizimi i pushtetit, i cili është injoruar tërësisht nga maxhoranca në këtë ndarje territorial,  statusi i qarkut si njësi rajonale, dhe shumë aspekte të tjera. Rreth 1/3 e njësive vendore janë kundër kësaj reforme dhe qytetarët, pa dallime partiake, kanë kërkuar të shprehen me votë përmes referendumeve lokale. Kjo tregon qartë se qytetarët nuk janë dëgjuar. Janë shumë argumente të tjera që mund të sjellim këtu, që vërtetojnë se kjo reformë nuk është asgjë më shumë se sa thjesht një kalkulim për të fituar zgjedhjet vendore në tavolinë. Prandaj, personalisht mendoj, se ndarja territorial dhe zgjedhjet vendore do të jenë sfidat më të mëdha me të cilat do të përballen Kuvendi dhe partitë politike në sesion e ri parlamentar.

Ndarja e re Territoriale, do të sjellë rrënimin e zonave të thella dhe emigrim të brendshëm

–  Argumentojeni që kjo oponencë juaja nuk është nga ju për kredibilitet politik, por në dëm të qytetarëve?

– Ajo është një ndarje e mbështetur në llogaritje ngushtësisht elektorale, për të fituar zgjedhjet vendore në tavolinë. Ky ka qenë i vetmi kriter i kësaj harte. Shihni konfigurimin e ri të Bashkisë së Tiranës. Qytetit të Tiranës i janë shtuar disa njësi vendore, ku maxhoranca e majtë ka avantazh në vota. Si mund të shpjegohet ndryshe përfshirja në hartën e Bashkisë Tiranë të Komunës Zall Herr, që ndodhet prapa Komunës Paskuqan, e cila, edhe pse është komunë fqinje e qytetit të Tiranës nuk është përfshirë në hartën e re të Bashkisë së Tiranës?! Një reformë administrative territoriale duhet të ketë si kriter themelor fuqizimin dhe përmirësimin e qeverisjes vendore në shërbim të qytetarit. Me këtë hartë kjo nuk realizohet. Le të marrim një shembull nga praktika që e kemi. Sot ne kemi nënprefektë në çdo rreth. Po t’i pyesësh nënprefektët nëse i njohin të gjitha fshatrat që i mbulon nënprefektura, jam i sigurt se nuk i kanë parë me sy të gjithë fshatrat. E njëjta gjë është edhe me drejtoritë, apo zyrat rajonale të rretheve që varen nga ministritë. Pra, kjo hartë do të çojë në harresë zonat e thella të vendit dhe mund të bëhet shkas për një migrim të ri të popullsisë, që ende jeton në zonat e thella, drejt qyteteve të mëdha të vendit.

KLSH kallëzon nw Prokurori Drejtorin e UK Korçë pwr investime dhe kredimarrje nw vlerwn e 3,6 milionw euro

Nga auditimi i KLSH-së, rezultoi se shoqëria “Ujësjellës Kanalizime”, sh.a Korçë, prej vitesh ka vazhduar të planifikojë dhe miratoj një koeficient të humbjeve në rrjet prej afro 25% në vit. Mënyra e përllogaritjes së këtij koeficienti nga ana e shoqërisë, linte jashtë analize diferencën e madhe që KLSH konstatoi ndërmjet numrit të familjeve dhe subjekteve private, të cilat nuk kishin lidhur kontratë me këtë shoqëri (rreth 8000 familje dhe 700 subjekte private). Investimet e këtyre viteve në vlera të konsiderueshme në gjithë rrjetin e ujësjellësit, që nga prodhimi e deri tek konsumatorët, nuk justifikojnë rruajtjen e të njëjtit koeficient të humbjeve në rrjet. Kjo neglizhencë dhe ky keqmenaxhim nga ana e drejtuesve të shoqërisë, ka sjellë si pasojë faktin që vlera totale e mosfaturimit të këtyre humbjeve në rrjet, nga viti 2012 deri në 9 mujorin e parë të 2014 të jetë 178,4 milionë lekë, ose 26,5 % e prodhimit. Një ndër investimet më të mëdha që shoqëria “Ujësjellës Kanalizime”, sh.a Korçë, ka kryer gjatë këtyre viteve të fundit dhe që sipas shoqërisë do të influenconte ndjeshëm në uljen e humbjeve në rrjet, ka qenë ai i vitit 2013 për financimin dhe instalimin e matësve të ujit, në vlerën 3,623,739 Euro (pa TVSH). Në lidhje me këtë investim të konsiderueshëm, KLSH konstatoi që kontrata nr. 43, datë 11.02.2013 “Për financimin dhe instalimin e një sistemi elektronik për matësit e ujit”, e lidhur ndërmjet sh.a. “Ujësjellës Kanalizime”, Korçë dhe subjektit privat (përfitues dhe investues njëkohësisht) ishte lidhur dhe zbatuar tërësisht në kundërshtim me procedurat ligjore të prokurimit publik dhe atyre për huamarrjen e qeverisjes vendore. Më konkretisht, në kontratën e nënshkruar nga sh.a. “Ujësjellës Kanalizime”, Korçë, përcaktohej që ndërrimi i 22,000 matësve të ujit do të financohej dhe realizohej fillimisht nga vetë subjekti privat dhe më pas koston totale të këtij investimi prej 3,623,739 Euro (pa TVSH), shoqëria “Ujësjellës Kanalizime”, sh.a Korçë do ta shlyente brenda një afati prej 78 muajsh, ku vetëm interesi i kësaj kredie prej 3,7% në vit shkonte në vlerën prej 247,739 Euro. Kredimarrja në vlera të tilla të konsiderueshme nga ana e shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime”, sh.a Korçë është kryer në kundërshtim me procedurat ligjore të përcaktuara në Ligjin nr. 9869, datë 04.02.2008, “Për huamarrjen e qeverisjes vendore” dhe Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 35, datë 05.11.2008, sipas të cilave duhet të ishin ezauruar paraprakisht hallkat e miratimit të saj nga Ministria e Financave. Kryerja e një investimi të tillë, pa asnjë studim paraprak të leverdisë ekonomike dhe kostos reale të tij, duke e krahasuar me çmimet e tregut, si dhe nënshtrimi i panevojshëm i shoqërisë ndaj kushteve kredimarrëse të një subjekti privat (kushte këto të diktuara në mënyrë të panegociueshme nga ky subjekt në ofertën e tij) kanë rënduar financat e shoqërisë dhe ulur fitimet e saj. Për më tepër, kjo kredi e konsiderueshme është marrë nga ana e shoqërisë në një kohë kjo shoqëri mbart ende kredi të mëparshme të pashlyera ndaj KFW (Banka Gjermane për Zhvillim). Nga ana tjetër, çmimi për njësi i matësve të ujit prej 120 Euro (pa TVSH), i propozuar nga subjekti privat dhe i pranuar nga “Ujësjellës-Kanalizime” sh.a. Korçë si një ofertë e leverdishme, është shumë herë më i lartë nga çmimi mesatar i matësve të tillë në treg. Për më tepër, që në kushtet e një vështirësie financiare, siç pretendon sh.a “Ujësjellës Kanalizime”, Korçë, kjo shoqëri nuk kishte përse të kryente një investim në matës të teknologjisë “wireless”, ndërkohë që kostoja e ndërrimit të matësve të ujit të qytetit do të ishte shumë herë më e ulët, sikur të vendoseshin masa të thjeshtë uji, vlera e të cilëve në tregun tonë luhatet nga 2,100 lekë deri në 2,500 lekë. Në të vërtetë, kostoja e një investimi të tillë duhej t’i ishte faturuar vetë konsumatorit dhe ky investim duhej të ishte kanalizuar në procedurat standarde të prokurimit publik. Sa më sipër, për të gjitha shkeljet e konstatuara nga auditimi në lidhje me mosndjekjen dhe moszbatimin e qëllimshëm të procedurave ligjore për kryerjen e këtij investimi, marrjen e kredisë si dhe mosprokurimin publik, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Korçë, kallëzimin penal nr. 687/12, datë 06.01.2015 ndaj (P.T) Drejtorit aktual të sh.a. “Ujësjellës Kanalizime”, Korçë, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal duke i rekomanduar njëkohësisht Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë, largimin nga detyra të Drejtorit të kësaj shoqërie.

 – Faleminderit!

 Jakup B. GJOÇA