Mos na sillni më kriminelë të zgjedhur në tavolina

411
Sigal

Zv/ambasadori i OSBE-s në Tiranë Robert Ëilton plas “bombën”: Krimi ka arritur të depërtojë deri në nivele të larta të politikës. Futja në parlament dhe bashki e përsonave me rekorde kriminale e ka zanafillën nga viti 2013 e në vijim. Çdo ligj sado i rëndsishëm ka vlerë kur është në përputhje me të Drejtat e Njeriut dhe i zbatueshëm në gjykata. Nëse shqipatarët kanë problem me politikanët e tyre ata kanë një mjet ndëshkues që është vota e lirë.

Zv.ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Wilton  plas “bombën”

 Të mos na sjellin të zgjedhur kriminelë në tavolina

Parlamenti shqiptar është i vetmi parlament në Bllokun ish komunist (ndoshta edhe në botë) që ka miratuar ligj për dekriminalizimin e politikës. Kjo u detyrua pasi pas zgjedhjeve parlamentare të 2013-s, në parlamentin shqiptar u bënë deputetë edhe persona me rekorde kriminale, të dënuar më parë për vepra penale të krimit të organizuar, për trafiqe drogash dhe prostitucion. Kështu, në bazë të ligjit të Dekriminalizimit, që u miratua në 2015, disa deputetë socialistë u detyruan të jepnin dorëheqjen nga mandati, sepse u zbardhën rekordet e tyre kriminale. Kriminalizimi i parlamentit, u shoqërua në zgjedhjet vendore të 2015, ku shumë kandidatë për kryebashkiakë (por edhe këshilltarë bashkiakë) ishin persona me rekorde kriminale, por që u përzgjodhën nga kryetarët e partive, si kandidatë në zgjedhjet vendore të 2015, pikërisht, sepse në forcën e tyre ndaj elektoratit, në paratë e tyre, që shumë herë nuk u dihej burimi, partitë që i kandiduan u munduan të blinin votat e të fitonin me çdo mënyrë, me çdo kusht, me çdo çmim zgjedhjet. Kaq problematikë u bë kandidimi i personave me rekorde kriminale për kryebashkiakë, saqë ambasadori i atëhershëm i SHBA në Tiranë Donald Lu u bëri thirrje publike kryetarëve të partive të mos kandidonin. Mirëpo kur u bë e qartë se ky apel u shpërfill, ambasadori Lu, kërcënoi që do të bënte publike emrat dhe rekordet e tyre kriminale. Mirëpo, asnjë kryetar partie nuk e përfilli as këtë apel të ambasadorit Lu, i cili më pas nuk e mbajti fjalën dhe nuk denoncoi asnjë kryebashkiak me rekorde kriminale. Kryeministri Rama u mundua të mbronte politikisht kryebashkiakët socialistë me rekorde kriminale, kujtojnë rastin e kryebashkiakut të Kavajës, mirëpo më më fund u detyra të shkarkojë. Fenomeni i kriminalizimit u bë edhe më evident në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku deri tani janë evidentuar si persona me rekorde kriminale, kryebashkiakët socialistë të Shkodrës, Vorës, Vaut të Dejës, Mallakastrës, ndërkohë që ka denoncime edhe për të tjerë kryebashkiakë socialistë.

Robert Wilton:  Krimi ka arritur të depërtojë deri në nivele të larta të politikës

Ndërkombëtarët në Tiranë, ende nuk kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre ndaj nismës së qeverisë me Aktin Normativ të Anti – KÇK-së, në funksion të goditjes së krimit të organizuar dhe konfiskimit të pasurive të vëna përmes krimit. Zëvendës ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton thekson se institucionet ndërkombëtare krahas mbështetjes po shqyrtojnë mënyrën e zbatimit të ligjit. Zëvendës ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton:   Ne presim me interes zbatimin e reformës në një mënyrë që është plotësisht e përputhshme me të drejtat e  njeriut. Një përkushtim kundër krimit dhe korrupsionit është shumë i mirëpritur. Por në çdo rast ligji dhe reformat duhet të zbatohen në një mënyrë që zbaton të drejtate e njeriut dhe që është e zbatueshme edhe në sallat gjyqësore, jo vetëm në rrugë”, tha zv.ambasadori i OSBE. Por kur krimi ka arritur të depërtojë deri në nivele të larta të politikës, diplomati flet për një përgjegjësi të drejtëpërdrejtë të shqiptarëve të cilët sipas tij kanë në duart një mjet të fuqishëm ndërshkues, votën. “Është pozitive kur partitë ulen dhe flasin së bashku kundër korrupsionit zgjedhor. Por në fund të fundit kanë qenë vetë këto parti që kanë praktikuar korrupsionin zgjedhor. Partitë mund ta zgjidhin këtë fenomen të shëmtuar”, u shpreh ai. Në kohën kur palët janë ulur për të miratuar një reformë zgjedhore me konsensus, Wilton kërkon që të jenë vetë aktorët politikë ata që duhet të heqin dorë nga krimet zgjedhore. “Jam i detyruar të bashkëpunoj nga ata që kanë zgjedhur votuesit e Shqipërisë. Në këtë mënyrë unë nuk kam çfarë të bëj deri sa shqiptarët i votjnë ata, bëhen menjëherë bashkëpunëtorët e mi. Nëse shqiptarët kanë problem me politikanët e tyre, ata mund të zgjedhin njerëz të tjerë”, – përfundon Robert Wilton.