“Mos mbyllim gojën para krimit”, Basha: Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi

507
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë albumin me foto nga protesta e ditës së sotme e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një status në Facebook, lideri i PD shkruan se qytetarët më pro europianë të Europës u ngritën sot kundër qeverisë antieuropiane.

“Ne nuk përulemi para autokracisë. Ne nuk i mbyllim sytë dhe gojën para krimit e drogës. Demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta garantojnë vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar,” shkruan Basha.

Statusi i plotë

Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi!

Qytetarët më pro europianë të Europës u ngritën sot kundër qeverisë më antieuropiane në Europë.
Ne nuk përulemi para autokracisë. Ne nuk i mbyllim sytë dhe gojën para krimit e drogës. Demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta garantojnë vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar.