Monika Kryemadhi uron Vjosa Osmanin: Le të punojmë së bashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera!

338
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se pret me padurim që të shohë Kosovën të përparojë drejt integrimit.

Urimet më të mira Presidentes Vjosa R. Osmani!

Urime popullit të Kosovës!

Pres me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar dhe le të punojmë sëbashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e mirëqenies dhe realizimit të sfidës së integrimit europian”, shkruan Kryemadhi.