Kryemadhi uron Vjosa Osmanin: Le të punojmë së bashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për realizimin e sfidës së integrimit europian!

177
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e ardhshme e Kosovës.

Në një postim në rrjete sociale, Kryemadhi shkruan se pret me padurim që të shohë Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar.

Postimi:

Urimet më të mira Presidentes Vjosa Osmani!

Urime popullit të Kosovës!

Pres me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar dhe le të punojmë sëbashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e mirëqenies dhe realizimit të sfidës së integrimit europian.