Kryeministri Edi Rama deklaroi se kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e “Besës” dhe nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim.Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim të zgjeruar me inspektorë, ku merrte pjesë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula.
Në takim, kryeministri theksoi nevojën për një qasje të re në procesin e inspektimit, të bazuar tek transparenca, korrektësia dhe mbështetja ndaj sipërmarrjes.Ndërkohë përmes një videomesazhi, Rama theksoi se “qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim por t’i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët”.
“Inspektori nuk vjen te dera e biznesit si në një skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyrdhe të ndihmon të korrigjohesh”, shtoi ai.Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi se “gjoba mbi një biznes është arma e fundit jo e para.Kryeministri informoi se së shpejti çdo inspektor që troket në emër të shtetit tek dera e një tatimpaguesi të kësaj Republike do të jetë i pajisur me kamerën inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë.




















