Monika Kryemadhi: Unë nuk bëj kompromis me askënd që kërkon të përdorë historinë e LSI, flamurin e të rinjve, për karrige, për pushtet apo për emër

193
Sigal

Në vazhdim të takimit me banorët në qytetin e Lushnjes, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se, nuk bën kompromis me askënd që kërkon të përdorë historinë e LSI, flamurin e të rinjve, për karrige, për pushtet apo për emër.

“Mos u tërhiqni por qëndroni bashkë në 25 prill për të votuar për familjet tuaja, për të votuar për Shqipërinë që të bëhet shtëpi e shqiptarëve dhe për ti thënë jo çdo lideri që kërkon të kontrollojë jetët tona. Për ti thënë jo çdo politikani që kërkon të kontrollojë minutat e jetëve tona. Jetët tona janë në dorë të Zotit, Zoti është 1, Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve.”,- shprehet më tej Kryemadhi gjatë fjalës së saj.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Motra dhe Vëllezër
Dhe 11 ditë nga sot na ndajnë nga data e ndryshimit nga 25 prilli. Do dëgjoni pafundësisht lajme, do ju trokasin në dyert e shtëpive me qeset e ushqimeve, për të blerë varfërinë e 8 viteve. Do të vijnë dhe do të ushtrojë presion, do të vijnë dhe do ju kërcënojnë me certifikatat e legalizimeve, do vijnë tu presin energjinë elektrike, do vijnë tu presin ujin, do ju shtojnë taksat, do ju shtojnë çdo gjë. Mos u tërhiqni por qëndroni bashkë në 25 prill për të votuar për familjet tuaja, për të votuar për Shqipërinë që të bëhet shtëpi e shqiptarëve dhe për ti thënë jo çdo lideri që kërkon të kontrollojë jetët tona. Për ti thënë jo çdo politikani që kërkon të kontrollojë minutat e jetëve tona. Jetët tona janë në dorë të Zotit, Zoti është 1, Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve.

Të dashur motra dhe vëllezër,
Unë jam nëna e tre fëmijëve, kam 30 vjet që merrem me politikë, që kur kam qenë 16 vjec, anëtare e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, themeluese e tij, anëtare e PS, kam mbi 17 fushata elektorale që organizoj. E kam pasur të vështirë, e kam edhe më të vështirë sepse një gjë duhet ta dini. Unë nuk bëj kompromis me të ardhmen e të rinjve dhe të rejave. Nuk bëj kompromis as me karrigen e as njërit dhe as tjetrit. Unë nuk bëj kompromis me askënd që kërkon të përdorë historinë e LSI, flamurin e të rinjve dhe të rejave, qoftë për karrige, qoftë për pushtet, qoftë për emër.