Neymar zbulon arsyen se pse festoi para fytyrës së Kimmich (VIDEO)

223
Sigal

Neymar ka treguar arsyen se pse festoi para fytyrës së Joshua Kimmich, pasi Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve.

Pas kualifikimit, Neymar shpërtheu në emocione dhe vrapoi për të festuar me Leandro Paredes, para fytyrës së Kimmich, i cili ishte duke u larguar nga fusha.

Para ndeshjes së kthimit, Kimmich kishte thënë që beson që Bayerni do të kualifikohet për në gjysmëfinale, dhe tani Neymar mohon që e bëri për të provokuar mesfushorin gjerman pas ndeshjes.

“As që e kisha në mendje që ta provokoj atë, dëshiroja vetëm të festoj dhe Leo Paredes ishte aty”, tha Neymar për “TNT Sports Brasil”.

“Unë e pashë atë para meje dhe festuam së bashku, supozoj që ishte fati ai që e vendosi Kimmich aty. Dikë si ai që kishte thënë që skuadra e tij ishte më e mirë, që do të kualifikohej, që e kishte siguruar biletën për në gjysmëfinale”, shtoi ylli brazilian.