Monika Kryemadhi: Të hënën shpalosim programin. Fokusi ynë rinia, ekonomia dhe shëndetësia

198
Sigal

Të hënën shpalosim programin elektoral. Fokusi ynë është rinia, ekonomia, shëndetësia. Shpopullimi po ndodh për shkak të papunësisë dhe mjerimit ndaj prioritet nbeteta arsimimi dhe punësimi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat e LSI Tiranë

 

Pika kulmore që njerëzit kanë në çdo takim është vështirësia ekonomike në familjet e tyre, në shtëpitë, bizneset që u kanë falimentuar, taksat e larta dhe çdo gjë që çdo ditë dhe më shumë vjen dhe ngushton hapësirat e tyre. Një nga pikat kryesore dhe më të forta që kemi pas si LSI kanë qenë të rinjtë.

Shpopullimi, për shkak të papunësisë, mjerimit

Por ajo që ndihet kudo dhe një nga problemet më të mëdha që kanë dhe sot shqiptarët është shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave për shkak të mungesës së punës, për shkak të mungesës së hapësirave dhe për shkak të mungesës së shpresës dhe asaj që është më e domosdoshme. Dihet kudo, problemi dhe sëmundja e asaj çfarë ka pllakosur sot gjithë Shqipërinë është nga veriu deri në jug, nga lindja deri në perëndim. Nuk ka asnjë diferencë të problematikave që kanë të bëjnë me ekonomike, me punësimit,  me rininë, me arsimin dhe shëndetësinë.

Arsimi cilësor

Në fokusin tonë e kemi shumë të qartë, për të arsimi cilësor i cili krijon hapësirat më të mira jo vetëm për të konkurruar në tregun e punës, shëndetin e qytetarëve, pra prodho të rinj dhe të reja kuadro të cilët do të drejtojnë, shëroje popullin tënd nga çdo sëmundje  dhe nga CD situatë e një shëndetësie të mjeruar për të cilën u ke premtuar dhe fuqizoje ekonomikisht. Këto janë 3 pika kryesore të cilat ne i kemi shumë të qarta përsa i përket jo vetëm zhvillimit dhe infrastrukturës që i duhet një shteti por dhe të ardhmes.

Të hënën program elektoral i LSI-së

Ditën e hënë do të jetë dhe prezantimi i programit tonë jo vetëm elektoral por të gjitha angazhimeve tona që ne si LSI do të mbajmë. Na ndajnë  94 ditë nga sot. Çdo ditë e humbur është në favor të varfërisë, papunësisë, shpopullimit. Dhe çdo sekondë e fituarështë në favor të një të riu, një të reje, për të pasur një vend pune më të mirë, për të pasur një familje më të fortë, për të pasur një Shqipëri më me integritet dhe një Shqipëri dinjitoze për të cilën ne të gjithë e aspirojmë dhe e kemi të domosdoshme.

LSI-ja e fjalës së dhënë

Të gjithë e pranojnë që LSI-ja e mban fjalën, që kujdeset për njerëzit, që LSI-ja bën për njerëzit. Kështu që kjo është vetëm një pikë e fortë e jona, por duhet të na bëhet tashmë një pjesë që ta kthejmë në një pikë të fortë të çdo qeverie dhe partie politike. Sepse ajo që është më e rëndësishme është që atë besim që njerëzit kanë humbur te politika, nëpërmjet LSI-së, nëpërmjet jush, nëpërmjet të rinjve dhe të rejave, nëpërmjet grave dhe burrave tanë, ne ta kthejmë në një moto që ta ketë çdo klasë politike, ta ketë çdo politikan, sepse në fund të fundit ky është edhe qëllimi ynë, ndryshimi që është i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët sot, për t’i dhënë fund kësaj lloj qeverisjeje, që për hir të së vërtetës ka qenë qeverisja më e keqe e gjithë tranzicionit shqiptar.

Në Laprakë: Prioritet i LSI është përfshirja e të rinjve në politike e vendimmarrje

Për LSI-në, angazhimi i të rinjve është një nga pikat kryesore, sepse krijimi i hapësirave të të rinjve për t’u përfshirë në politikë, por jo vetëm në politikë, por edhe në vendimmarrje. Ne jemi një strukturë politike, e cila promovon të rinjtë, jo thjesht për t’i pasur, por edhe për t’i promovuar jo vetëm nga ana profesionale, por edhe nga politike si dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Në këtë mënyrë këto të rinj dhe të reja nuk largohen nga Shqipëria, por edhe i imponojnë politikës shqiptare politika të cilat ofrojnë hapësira pafund për ta.