Ministri i Brendshëm Çuçi: Raste ka plot, uniforma s’e bën të virgjër policin në luftën kundër kanabisit

239
Sigal

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka komentuar luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si edhe përfshirjen e efektivë të policisë me krimin e organizuar. Ministri Çuçi tha se çdo segment i policisë që do të tentojë të përfshihet në tilla organizata do të goditet, por shtoi se ka raste të tilla në të gjithë botën. Ministri shtoi më tej se vetëm se mban uniformën veshur, një efektiv policie nuk është i virgjër, nga pikëpamja e keqbërësit. Ministri Çuçi: Policia është më e organizuar dhe e motivuar edhe për shkak të angazhimit politik të qartë të pakompromis. Krimi i organizuar në segmented e Policisë së Shtetit janë raste sporadike. Policia është e pavarur, ka piramidën e vet. SHÇBA është një strukturë që po e kthejmë në njësi inteligjence. Do të jetë si një strukturë e cila do të godasë çdo segment të policisë që tenton të përfshihen në krim të organizuar. Sa më takon mua si ministër, unë po them që do të ndëshkoj këdo që do të provohet që ka lidhje me krimin e organizuar, çfarëdolloj krimi.