“Dëshira e qytetarëve për ndryshim është më fortë se kurrë”, Kryemadhi: Jemi në momentet finale të një fitore madhështore për kauzat tona

154
Ditën e djeshme banorët e Njësisë nr.5 në qytetin e Tiranës i bënë Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, një pritje madhështori nga ku deklaroi se qytetarët duan ndryshimin në vend.
Sigal

“Kemi të bëjmë me një përmbysje të madhe që nuk e ndal dot askush. Jemi në momentet finale të një fitore madhështore për kauzat tona. Bashkohemi në 25 Prill me votën për nr. 6 LSI, për t’i hapur rrugën një të ardhme më të mirë sëbashku.”,- shprehet Kryemadhi me anë të një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Mesazhi i plotë i Monika Kryemadhit: 
Dëshira e qytetarëve për ndryshim është më fortë se kurrë. Entuziazmi në njësinë nr. 5 në Tiranë, tregon se kemi të bëjmë me një përmbysje të madhe që nuk e ndal dot askush.
Jemi në momentet finale të një fitore madhështore për kauzat tona. Bashkohemi në 25 Prill me votën për nr. 6 LSI, për t’i hapur rrugën një të ardhme më të mirë sëbashku.
Shqipëria do të jetë shtëpia juaj!
Njësia5
#VOTO6
#VOTOLSI
@ Tirana, Albania