Guri: Bashkia s’mund të rritë çmimin pa pyetur qytetarët dhe bërë studime

503
Debati për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm nga Bashkia e Tiranës është prekur edhe nga specialistët. Edhe Shoqëria Civile ka thënë fjalë ne saj me protesta. Një nga pikat kryesore të këtij vendimi lidhet edh eme anën teknike të zbatimit të saj. Ambjentalisti Sazan Guri shprehet se në parim nuk është kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Por për të ardhur deri në këtë pikë sipas tij duhet të kihen parasysh disa kritere dhe të zhvillohen studime inxhinierie. Për Gurin, Bashkia nuk mund të rris çmimin pa i çuar më parë qytetarit në banesë ujin e pijshëm. Një tjetër pikë që ai prekë është edhe fakti nëse bashkia e ka bërë apo jo dëgjesën me publikun, para se të propozojë rritjen e çmimit. Guri flet edhe për studimet. Ai shtoi se bashkia për të realizuar një projekt duhet të kryej studime inxhinierie, fizibiliteti dhe të flasë me projekte konkrete. Ai tha se nuk mundet kurrsesi që fillimisht të merret kredia dhe më pas të nis puna për studimin. Guri u shpreh skeptik për mënyrën se si do të realizohet ky studim.
Sigal