Monika Kryemadhi: Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI

476
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u takua dje me eurodeputetin Fleckenstein, raportuesin e BE-së për Shqipërinë. Në këtë takim, siç pohon kryetarja e LSI-së Kryemadhi, u theksua edhe një herë se perspektiva evropiane është prioritet për LSI-në. Kryemadhi: Falënderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian. Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI. Ne kemi qenë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit. Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin kushtetutës të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për zhbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca.