Monika Kryemadhi: Ne jemi LSI partia e të rinjve dje gjithë atyre që duan ndryshimin dhe duan të ecin përpara

262
Sigal

Në përfundim të takimit në qytetin e Lushnjes, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se, LSI është partia e të rinjve dje gjithë atyre që duan ndryshimin dhe duan të ecin përpara.

“Jemi partia e nënave që falin jetën për fëmijët, ne jemi partia e vajzave që luftojnë çdo ditë për prindërit e tyre. Jemi partia e djemve që bëjmë çdo gjë për të mbajtur shtëpinë në këmbë. Ne jemi partia e familjeve shqiptare. Ne jemi partia e të gjithë atyre që duan të sjellin ndryshimin më 25 prill. Unë do ju thoja vetëm diçka. Mos thërrisni më Rama ik se ai ka ikur. Ne kemi vetëm vetëm një qëllim. Qëllimi ynë nuk është të ndërrojmë një parti në pushtet me një parti tjetër në pushtet.”,- tha më tej Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e plotë e Monika Kryemadhit:

Jemi partia e nënave që falin jetën për fëmijët, ne jemi partia e vajzave që luftojnë çdo ditë për prindërit e tyre. Jemi partia e djemve që bëjmë çdo gjë për të mbajtur shtëpinë në këmbë. Ne jemi partia e familjeve shqiptare. Ne jemi partia e të gjithë atyre që duan të sjellin ndryshimin më 25 prill. Unë do ju thoja vetëm diçka. Mos thërrisni më Rama ik se ai ka ikur. Ne kemi vetëm vetëm një qëllim. Qëllimi ynë nuk është të ndërrojmë një parti në pushtet me një parti tjetër në pushtet. Qëllimi ynë është të krijojmë vende të reja pune. Është të krijojmë vende të reja pune me punë të mirëpaguar. Qëllimi ynë është që fermerët e Lushnjes dhe Divjakës të garantojnë shitjen e prodhimit. Qëllimi ynë është që bizneset të lulëzojnë në gjithë Shqipërinë. Qëllimi ynë është që turizmi në Divjakë, në Seman, e kudo të lulëzojë për të krijuar vende pune dhe mundësi të zhvillimit të ekonomisë. Qëllimi ynë është që Universiteti Bujqësor të ketë përfaqësinë e vetë këtu, sepse o mësohet bujqësia në vendin më të bekuar, për bujqësinë sic është Lushnja ose nuk mund ta mësosh diku tjetër. Qëllimi ynë është të rikthejmë intelektualët, të rikthejmë dijen, të rikthejmë atë për të cilën ne kemi më shumë nevojë. Të rikthejmë më shumë dashuri për njëri tjetrin. Të largojmë urrejtjen, të kthejmë atë dashuri e cila na ka mbajtur gjallë në gjithë këtë kohë. Edhe po nuk e deshën dashurinë tonë ne kemi dashurinë për vendin tonë.

Ne kemi dashurinë për flamurin tonë, ne kemi dashurinë për familjet tona. Sepse ajo që është më e rëndësishme se kudo tjetër, ne jemi LSI partia e të rinjve, të rejave, partia e burrave dhe grave, me kurajo partia e të gjithë atyre që duan ndryshimin dhe duan të ecin përpara. Unë do i lutesha Zotit që t’u japë shansin të rinjve dhe të rejave, që më 25 prill ta drejtojnë këtë vend. Ta drejtojnë këtë vend burrat dhe gratë, të cilët nuk ikën nga Shqipëria, por përkundrazi qëndruan këtu. Ta drejtojnë djemtë dhe vajzat që nuk e tradhtuan vendin e tyre, por përkundrazi po luftojnë dhe po përballen çdo ditë me të ardhmen e tyre.

Prandaj unë ju uroj mbarësi, sepse edhe dje keni mbjellë të gjithë fushat me misër dhe Zoti dje e bekoi të gjithë Myzeqenë me shi në darkë. Këtë bereqet që Zoti ja dha Lushnjes, t’ia japi edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më 25 prill me votat e qytetarëve shqiptarë, në të gjithë Shqipërinë. Zoti ju ruajttë ju, Zoti i ruajttë familjet tuaja, Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti do ta dojë LSI-në, sepse edhe hoxha e këndoi në këngën e tij mirësinë për këtë takim. Faleminderit dhe fitore. Voto numrin 6, voto ndryshimin!