Klajda Gjosha takim me vajzat dhe gratë në Vlorë: Po luftojnë çdo ditë me keqqeverisjen

189
Sigal

Kryetarja e Forumit të Gruas në LSI, Klajda Gjosha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kandidatet gra në Vlorë, si dhe vajzat dhe gratë e këtij qytetit. Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Gjosha thotë se ato po luftojnë çdo ditë me keqqeverisjen. Sipas Gjoshës, nga Vlora ka nisur vala e ndryshimit.

”Nga Vlora ka nisur vala e ndryshimit. Fasada dhe betoni do të zëvendësohen nga shpresa për të ardhmen. E lumtur sot mes grave dhe vajzave, të forta të Vlorës që me pasionin e tyre luftojnë çdo ditë me keqqeverisjen për ta bërë Vlorën shtëpinë e tyre. 25 Prilli do të jetë dita e fitores të qytetarëve vlonjat, dhe të gjithë Shqipërisë”,-thotë kryetarja e Forumit të Gruas në LSI, Klajda Gjosha.

LSI ka shpallur si objektiv politik që në Vlorë të marrë 3 mandate deputetësh. Për këtë arsye, drejtues të kësaj force politike janë angazhuar në të gjithë strukturat e këtij qarku për të maksimizuar dhe për të mbrojtur votën e qytetarëve.