Situatë kaotike në fundin e ndeshjes, Vllaznia eliminon mes tensionit Laçin dhe shkon në finalen e Kupës (VIDEO)

216
Vllaznia arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 ndaj Laçit në gjysmënfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke siguruar një biletë për në finale, ku do të përballet me Skënderbeun. Ishte vlonjati Ardit Hoxhaj, heroi i kësaj sfidë, i cili në minutën e 21-të, goditi saktë me kokë, duke i dhuruar një fitore të artë skuadrës shkodrane.
Nuk mungoi tensioni në fundin e ndeshjes, teksa lojtarët u përplasën me njëri-tjetrin. Mbrojtësi i Laçit, Obanor, u ndëshkua me karton të kuq, për goditje ndaj kundërshtarit.
Shkodranët dhe korçarët janë përballur së fundmi me njëri-tjetrin në një finale Kupe, në vitin 1965, ku triumfonte Vllaznia, me rezultatin 1-0.
Sigal