Miratohet akti normativ për ndryshimet në buxhetin 2022 në Kuvend

112
Sigal

Është votuar në Parlament akti normativ për ndryshimet në buxhet. Akti Normativ mori vetëm votat e mazhorancës konkretisht 71 vota pro, 38 kundër dhe 0 abstenim.

Gjithashtu me 107 vota është miratuar Akti Normativ për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre.