Plagosi me thikë gruan dhe komshiun, nëna e autorit: Nuk ka pirë ilaçet

118
Sigal

Mesditën e sotme, Elmas Kalia plagosi me thikë gruan e tij dhe komshiun. E ëma e tij, thotë se djali vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kishte pirë ilaçet prej disa kohësh.Sipas saj, Elmasi nuk kishte pasur grindje me bashëshorten e tij.

“Është me probleme të shëndetit mendor, tani është shtruar. Nuk e mbajmë dot. Kishte disa kohë pa pirë ilaçet, mund të ketë një ose dy muaj. Nuk donte t’i pinte. Nuk kanë pasur grindje më parë”, tha ajo.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Dyli Haxhire” në Elbasan. Në momentin që Kalia ka goditur me thikë gruan e tij, ka ndërhyrë komshiu Enver Sulaj, i cili u plagos. Autori u arrestua nga Policia.