Ministrja Kushi takon Presidentët e Urdhrave të Profesioneve të Rregulluara

201
Sigal

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me Presidentët e Urdhrave të Profesioneve të Rregulluara.

Ajo shprehet se ka qenë një takim i frytshëm dhe se u ka garantuar atyre gjithë gatishmërinë e saj për të pasur një bashkëpunim sa më të ngushtë me ta për adresimin e çështjeve që prekin punën e përbashkët.

“Shqipëria është në një fazë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, ku një pjesë jo e vogël e ndryshimeve ligjore përfshin edhe profesionet e rregulluara. Në këtë kontekst, bashkëpunimi ynë do të jetë një mundësi më e mirë për të pasur një kuadër ligjor konform legjislacionit të BE-së dhe për të rritur gjithashtu cilësinë e profesionistëve tanë” – shprehet Ministrja Kushi, ndërsa nënvizon edhe rëndësinë që kanë profesionistët më të mirë-arsimuar:

“Profesionistët më të mirë-arsimuar do të sjellin pa diskutim jo vetëm përmbushje të standardeve europiane, por njëkohësisht edhe përmirësim të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve”, mbyll postimin e saj në “Facebook”, Ministrja Evis Kushi.