Ministria e Bujqësisë ndjek hap pas hapi situatën e përmbytjeve

403
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ministria
e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave njofton se, situata
në Qarkun e Lezhës, pas përmbytjeve të fundit, deri në orën 13.00 të ditës së djeshme
është si më poshtë: Në rrethin e Lezhës, reshjet e fundit kanë pasur ndikime të
vogla, kryesisht në territorin e Pllanës, Njësia Administrative Zejmen. Në
rrethin Kurbin, nga dendësia e madhe e reshjeve të shiut, janë përmbytur rreth
300 hektarë të mbjella me kultura bujqësore, konkretisht në fshatrat Gjorm,
Fushe-Gjorm, Sanxhak dhe Shullaz. Në 
Laç, në zonën e quajtur “Kodra e 
Bushit”, janë të përmbytura 9 shtëpi. Vërshimi i përrenjve  ka marrë 15 koshere bletësh, një hangar me
60-70 kv misër, si dhe dëmtime të bazës ushqimore të blegtorisë. Gjithashtu,
sipas raportimeve që vijnë nga Drejtoria e Bujqësisë Lezhë dhe Shtabi i
Emergjencës, në Mal të Bardhë, nga vërshimi i përrenjve, është dëmtuar një
stallë bagëtish të imta dhe uji ka rrëmbyer rreth 110 krerë dhi. Hidrovorët
janë në punë me kapacitet të plotë, ndërsa probleme me energjinë nuk ka pasur.  Specialistët e bujqësisë po monitorojnë gjendjen
në terren, ndërkohë që për çdo situatë, MBZHRAU do të informojë mediat dhe
publikun.

Parashikimet
e meteorologëve: Ja sa ditë do vijojnë reshjet e shiut

E
mërkura do të jetë ditë e ngarkuar me reshje shiu, duke rrezikuar përkeqësimin
e situatës në zonat e prekura nga përmbytjet, kryesisht në njësinë
administrative të Kurbinit. Meteorologjia Lajda Porja nga shërbimi ‘Meteoalb’,
bën të ditur se shirat parashikohet të pakësohen sot pasdite, duke bërë që deri
ditën e diel moti të karakterizohet nga kthjellime. Megjithatë shirat
parashikohet të rikthehen të dielën, por do të jenë me intensitet më të ulët,
në krahasim me këto ditë. “Problematike mbetet situata sot edhe nesër paradite.
Këto dy ditë veriu dhe qendra do të jenë më të prekura. Nuk përjashtohen edhe
rastet e përmbytjeve në zona të caktuara, pasi sot deri të dielën do të ketë
shi”- deklaroi meteorologjia Lajda Porja. Sa u përket temperaturave të ajrit në
dy ditët e ardhshme, në zonat malore do të regjistrohen të jenë nga 6-16 gradë
celsius ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet 13-22 gradë Celsius