Ministria e Brendshme bënë tender anonim me vlerën e150 milion lekë, për vezë, simite dhe peshq

293
Sigal

 

Elena Pici, Sekretare e Ministrisë së Brendshme, njëherazi Drejtore e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, më 1 dhjetor ka shpallur një tender për blerje vezë, bukë-simite e peshq më 16 dhjetor 2020; me fond limit 137 milionë, 630 mijë e 78 lekë të vjetra pa TVSH, ose mbi 130 mijë Euro me TVSH. Çudia është, se në njoftimin e tenderit, përveç sasive të vezëve, simiteve e peshqve që duhen blerë; mungon institucioni apo enti publik, për të cilin janë porositur këto 130 mijë Euro produkte ushqimore. Gjersa Pici, nuk paska vendosur as sasinë dhe as institucionin apo entin, për të cilin do blihen produktet, ndaj logjika, të çon në dyshimin se nuk është “harresë”; por tender anonim, 130 mijë Eurot e të cilit, do ikin në drejtim të… (pa)ditur. Ndërsa në letra, si në shunë raste të tjerë, do jetë patjetër një emër biznesi, që gjoja ka marrë pjesë në tender e është shpallur “fitues” dhe një emër drejtori, që ka firmosur marrjen e produkteve në dorëzim. ‘Pamflet’