Ministri Peleshi “avullon” edhe 2,7 miliardë për hangarin në Kuçovë

Niko Peleshi më shumë se i dëgjuar për punën e tij në drejtim të përmirësimit të situatës së ushtrisë shqiptare, i ka dalë emri për abuzimet e frikshme në vlera miliardash. Natyrisht këto i realizon nëpërmjet tenderave tepër të dyshimtë dhe abuzivë që ai organizon.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe as në rastin konkret. Peleshi nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, ka organizuar një procedurë prokurimi, që mban numrin e referencës REF-85249-10-25-2023 dhe ka si objekt “Ndërtim i infrastrukturës së nevojshme për UAV (hangari dhe mjedise shërbimi), në Bazën Ajrore Kuçovë”.

Sigal

Fondi limit i kësaj procedure është caktuar në vlerën 290,180,166 lekë të reja pa TVSH ose gati 3.5 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nëse studiojmë dokumentacionin përkatës të këtij tenderi do të vëmë re se kanë marrë pjesë 13 kompani.

Nga këto, 3 kompani kanë ofruar vlerë më të vogël se fituesi, ndërsa njëra ka marrë pjesë pa ofruar asnjë ofertë. Por siç ndodh shpesh në këto raste, një fakt i tillë nuk është konsideruar nga Peleshi dhe fitues ka shpallur atë që me shumë gjasa ka qenë i paracaktuar që në fillim.

Bëhet fjalë për kompaninë LLAZO, në pronësi të Anea dhe Aldi Llazi, e cila ka përfituar nga Peleshi plot 2.7 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Natyrisht kuptohet lehtë se një pjesë të mirë të kësaj shifre ka përfunduar direkt e në xhepat e Peleshit.